• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Luftë” për pasurinë e Escobar, nipi i “preferuar” i mbretit të kokainës kërcënohet me vdekje nga babai i tij

by A R
31/08/2023 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trashëgimia e Pablo Escobar ka ndezur një konflikt që ka shkuar deri te kërcënimet me vrasje mes pasardhësve të tij.

Mbreti famëkeq i kokainës u vra në vitin e largët 1993 në çatinë e një ndërtese në Medellin, teksa tentonte t’i arratisej forcave të ushtrisë që organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij. Ai ka lënë pas një koleksion makinash e motorësh të vjetër, por jo vetëm.

“Telegraph” shkruan se Nicolás Escobar, 53 vjeç, e ka shpallur veten si nipi i preferuar i Don Pablos dhe beson se pasuria e xhaxhait të tij Don Pablos i takon e gjitha atij. Megjithatë, lufta ka nisur tashmë me babait e tij Roberto Escobar, i cili ka qenë një llogaritar i kartelit të drogës.

Sipas “Telegraph”, ai ka kërcënuar se do ta vrasë djalin e tij nëse ai do të kërkojë reliket e Pablos. “Roberto ende mendon se mund të bëjë çfarë të dojë, se është në mafia, se është një bos”, tha Nicolás, duke iu drejtuar babait të tij si “ai njeri” dhe jo si “baba”. “Një ditë më thirri motra dhe më tha që të mos tentoj të hyj në shtëpinë e babait tim. Nëse hyn, më tha, dikush do të më vriste, sepse babai dha urdhër”, tha ai për Telegraph.

Prej vitesh, pasuritë e shefit të kartelit famëkeq të drogës janë ekspozuar në një muze, i cili menaxhohet nga Roberto.

Një “Harley Davidson”, një avion i vogël privat, një koleksion fotosh të rralla, madje edhe një pistoletë, janë vetëm disa nga reliket e shfaqura për publikun në këtë muze. Ndërkohë, Nicolás e vlerësoi koleksionin si një thesar me sende të vjetra dhe luksoze, ndërsa tha se ato meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

/a.r

Next Post
Luiza Gega e pandalshme, vendos rekord të ri kombëtar në “Diamond League”

Luiza Gega e pandalshme, vendos rekord të ri kombëtar në “Diamond League”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com