• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftë opinionesh, Shamku e Demi replikojnë për Brunon

by Java News
23/03/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarësimi i Bruno Shllakut në PS, ka ngjallur debate dhe reagime të shumta, për shkak të origjinës së aktorit të njohur.

Një debat i tillë është shënuar mes Ledi Shamkut dhe Enkel Demit.

Shamku ka reaguar pas një shkrimi të Demit, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur asaj me një tjetër shkrim.

Më poshtë dy shkrimet polemizuese të tyre:

Nga Ledi Shamku: Kërkojini tjetërkund teritalsat!

Sa here qe ne kete vendin tone prishet nje rutine a thyhet nje tabu, veprimi shoqerohet gjithnje me nje duhme erë goje! Nga ato duhma kalbezimesh te vjetra qe te neverisin. Dhe nuk di pse, por “mendimtaret” dhe gjithologet popullorë kane shpesh ketë duhmë!

Lexova do shkrime te servirura veresie, si me qenë kafja e mengjesit, per “pantallonat e teritalit” qe i paskeshin veshur dikujt. Dhe u neverita! E m’u kujtua e njejta duhme qe pata degjuar per veten ketu e 9 vjet te shkuara.

Bruno Shllakun e njoh! Me rrenje e me dege! E kam mik. Ja njoh edhe axhën (e kush nuk e njeh Gjon Shllakun e Iliades ne shqip?!). Ia njoh edhe te vellane (e kush nuk e njeh estetiken e holle te Primo Shllakut per Martin Camajn – Uliksin qe nuk u kthye ne Itake). Asgje nuk lind nga asgjeja, por pavaresisht biografise, njoh Brunon vete! Brunon e drejtperdrejte dhe pa kompromise kur eshte fjala per qyteterim te mirefillte.

Ndaj shkarrashkruesve bajate u them t’i kerkojne gjetiu teritalsat! Shume nga keta ne vitet ’90 i kthyen me shpejtesi mbrapç xhaketat gri te Sigurimit (oh i mbaj mend per bukuri me ato xhaketa), i veshen nga ana e hastarit dhe renden te ngrene dy gishtat neper foltore parlamenti a neper drejtime partie. Mund te largojne teritalin nga vetja (sot veshin kostume kashmiri), por nuk largojne dot veten nga teritali.

Aty i gjeni, shumicen prape me dy gishta, gabimisht e fajësisht me simbolin e lirise e te ndryshimit, neper foltore a drejtime partie i gjeni prape, dhe jane te paret qe tremben dhe kundershtojne cdo thyerje tabuje, cdo ndryshim rrenjesor, shkurt çdo gje që i kthen prape sikunder jane: në teritalsa!

Bruno mireseerdhe! Me gezove shume qe erdhe! Dhe falemnderit qe vendose te vish! Une te njoh dhe ta cmoj te premit shkurt qe ke! Ke me ndigju boll, Bruno. Por anì, siç thoni ju nga Shkodra, mos e xêj krytë fort o mik! Dikur-dikur ka me u dlirë disi edhe kjo duhma e erës se gojes! Paç këmbën e mbarë e tërhiqe ca zvarrë, Bruno, se kemi nevoje edhe per do te tjere si ti!

Nga Enkel Demi: Tru terital

Në fakt, e kisha me dy mendje të përgjigjesha, sepse mendoj që replika nuk është një zeje që unë e zotëroj, meqë nga natyra i rri larg sherrit, kurse si gazetar nuk mbaj mend të kem fyer personalisht dikë në një shkrim. Kam qenë dashnor i kumtit, jo i huqeve, veseve, ceneve të atij që e prodhon lajmin. Ndaj, kur lexova zonjën Ledi Shamku u pataksa nga lehtësia se si ajo përdor metaforën e “duhmës së erës së gojës”, sepse nuk i ka pëlqyer krahasimi që unë përdora për pantallonat terital. E më keq akoma si ndodh rëndom në këtë vendin tonë (të cilin shpesh zonja e përshkruan më ashpër se unë) të fundit ta thonë të parën, zakonisht pa të lexuar, parë a dëgjuar fare, por me të treguar. Madje, të fshehin emrin dhe godasin në eter si fletërrufetë e dikurshme a dacibaot që zakonisht i drejtoheshin shfaqjeve të huaja që dikush në shkollë, lagje e ndërmarrje i kishte. Ndaj, po të lëshonin një letër të tillë se shkelje sandalet, nuk kishe nevojë të ta thonin llagëpin, sepse e kuptoje vetë ku rrihte çekani.

Nejse, unë moj zonjë, në shkrim shpreh stimë të madhe për Brunon, familjen e tij, babën, ungjin, madje mendoj që në partinë tuaj të shokëve dhe shoqeve ky lloj visari nuk ka për t’u çmuar kurrë se vjen nga derë sojlinjsh, “zotnij” i thonë në Shkodër. Nga e di unë? E di fort bukur, sepse megjithë mend jam lindur e rritur në Tiranë, por jam formuar në atë qytet. E di se ç’ka qenë helenisti Gjon Shllaku, e kam studiuar, e mbaj në bashin e bibliotekës time në shtëpi. Kam patur merak ta shkruaj këtë që mos të fyejë pikërisht aktorin Bruno Shllakun që shefi juaj e ngatërroi me të vëllain Primon. Kam bërë krejt të kundërtën e asaj që përshkruani ju në atë tekst të rrufeshëm, të cekët, plot mëri, ku shpesh mungon gërma “ë” dhe “ç”. Një studiuese si ju nuk duhet t’ia lejojë vetes këtë lloj banaliteti.

Me gjasë unë në këndvështrimin tuaj mund të jem gabim, më keq në faj dhe nëse fyerja e juaj metaforike vjen nga këto fillesa e pranoj, sepse kjo vërteton edhe një herë tezën se përdorimi i fjalës “shok” e “shoqe” në Shqipëri është vijë demarkacioni. Unë jam nga nahija tjetër dhe andej do mbetem, megjithë ligjësitë marroke të ditës sonë. Do mbetem andej, edhe pse nuk di të fyej kënd dhe as të bëj të tretin e parehatshëm në një debat mes dy njerëzve.

Tash, po ju kthej në bordurat e Tiranës në fundvitet ’80, ku megjithëse këpucët na fusnin ujë, mama qëllonte të arnonte ndonjë gjë, por terital nuk mbanim sikur të bëhej nami. Fletë çadre dhe opinga shpiku një Kubat, por teritali ishte shenjë fuksash. Nuk e vishnim. E rëndomtë si shenjë, por shenjë kundërshtie ndaj pushtetit mbetej. Kaq shumë e urrenim këtë cohë, sa përdornim edhe shprehjen “Tru terital”, ku përcaktonim në përgjithësi inspektorët e Rinisë Komuniste, të cilët në partinë tuaj kanë bërë karrierë të madhe. Pikërisht këtë shprehjen “Tru terital” do e përdor për titull të shkrimit, por thjesht se ma kujtuat padashur dhe nuk e fsheh që më ka marrë malli për atë kohë që kur i drejtoheshe dikujt me fjalën “zotni” para emrit të dukej sikur kishe dalë jashtë shtetit. E bëra këtë sqarim se i druhem eksperiencës së gjithkujt me njerëz me kulturë të ulët orale, të cilët mund të kenë patur pasoja traumatike.

“Ju nifsha t’mirën zojë!”, do të thoshin në Shkodër, sepse “Ju nifsha t’mirën shoqe!” nuk shkon, të paktën në gegnisht.

Next Post

Belgjika 3 ditë zi kombëtare, paralajmërohen sulme të tjera

Comments 1

  1. Fiori says:
    10 years ago

    I mire,i mire ky Bruno Shllaku,por nji pisllik te vogel e bani.Hyri ne PS vetem pasi i biri filloi punen si roje ne konsullaten shqiptare ne Athine.Kjo eshte duhma e vertete e eres se gojes.

    Reply

Leave a Reply to Fiori Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com