Dy policë janë vrarë dhe një roje sigurie është plagosur nga një sulm në konsullatën kineze në qytetin bregdetar pakistanez të Karaçit.
Raportohet se katër persona të armatosur u përpoqën të hynin në konsullatë por u ndaluan nga rojet e sigurisë në një pikë kontrolli.
Tre sulmues janë vrarë nga policia në një shkëmbim zjarri.
Paraprakisht thuhet se një grup separatist nga krahina e Balochistanit ka kryer sulmin.
Balochistan, provinca më e varfër e Pakistanit, është në qendër të një projekti të madh investimi kinez.
a.ç