• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftë ndotjes detare, Shqipëria- Kroacia- Mali i Zi bëhen bashkë

by Java News
22/02/2018 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky sezon turistik nuk do të ketë më probleme me ndotjen në Adriatik. Angazhimi është i tre ministrave të mjedisit që u mblodhën në takim në Dubrobvnik të Kroacisë. Pas skanimit të situatës dhe shkaqeve të saj, tre ministrat morën angazhimin për gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për ndalimin e ndotjes detare nga burimet tokësore.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, z. Tomislav Ćorić, dhe ministri i mjedisit Pavle Raduloviq vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm midis tre shteteve. Delegacionet e tre vendeve që preken nga Deti Adriatik, bashkëndanë shqetësimin e ndotjes së ujrave të Adriatikut, duke vënë theksin vecanërisht tek dëmi që i shkaktohet turizmit.

Ministri Klosi njohu homologët me përpjekjet e qeverisë shqiptare për të rekuperuar dëmet në mjedis. Operacioni “Clean and Green 2020” që synon pastrimin e Shqipërisë nga ndotja dhe gjelbërimin e saj, po jep rezulatet e tij të para. Njëherësh Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po merr masa ndaj ndotësve të mëdhenj në të gjithë sektorët e Mjedisit.

Rishikimi i lejeve mjedisore për guroret, ndryshimet në legjislacion për ndalimin e prodhimit të qeseve plastike të patretshme, vendosja e depuratorëve në të gjitha bizneset që shfrytëzojnë ujërat shqiptare, investime konkrete në menaxhimin e integruar të mbejtjeve janë vetëm një pjesë e operacionit kombëtar për një Shqipëri të pastër.”

Po bëhet skanimi i të gjitha bizneseve që ndotin lumenjtë dhe do të merren masa ndëshkimore për çdo subjekt që depoziton mbetje në lumenjtë pranē veprimtarisë së tyre.”- tha ministri Klosi nē këtë takim. Ministri kroat i mjedisit dhe ai i Malit të Zi sollën gjithashtu masat respektive që po merren në vendet e tyre, për të eleminuar ndotjen e ujërave detare.

Ministri kroat solli përvojën e Kroacisë për pastrimin nga ndotja. Krijimi i fondit të mjedisit ishte mekanizmi i shtetit kroat për zgjidhjen e problematikave mjedisore.

Ministrat e të tre vendeve theksuan rëndësinë e mjedisit të pastër dhe turizmit të qëndrueshëm, si dhe zbatimin e Konventës së Barcelonës. Ministri Klosi dhe homologët e tij ndanë të njëjtin mendim për një bashkëpunim më të fortë për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me ndotjen detare në Detin Adriatik.

Nga ana e saj Republika e Kroacisë, si një Shtet Anëtar i BE-së garantoi se do të bëjë përpjekje shtesë për të siguruar financimet nga BE, si dhe do të ofrojë asistencë teknike Shqipërinë dhe Malin e Zi. pala kroate gjithashtu shprehu gatimshërinë për të shkëmbyer informacion në lidhje me zbatimin dhe forcimin e legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbetjeve detare dhe projekteve që lidhen me zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit.

Ministrat ranë dakord që takimi i radhës në nivel operacional të mbahet në Zagreb në prill të këtij viti, ndërsa takimi i nivelit të lartë është parashikuar të mbahet në Shqipëri gjatë muajit qershor.

 

Next Post
Kukës/ Karl Bildt viziton qytetin për vuajtjet e kosovarëve në ’99, por muzeut i kanë vënë dryrin

Kukës/ Karl Bildt viziton qytetin për vuajtjet e kosovarëve në '99, por muzeut i kanë vënë dryrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com