• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat!

by A. Q
31/08/2026 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e zjarreve ditën e sotme ka qenë më e normalizuar, edhe pse 4 vatra janë ende aktive në vend.

Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e saj vë në dukje se frontet kryesore janë nga Dajti dhe Qafë Priska në Tiranë, te Vajkali në Bulqizë dhe Lundra në Mat, ku terreni i vështirë dhe përhapja e flakëve kanë kërkuar angazhim të shtuar të forcave tokësore dhe mjeteve ajrore.

Vetëm në këto zona janë angazhuar dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës dhe forca të ADZM-së, si dhe helikopterë të Forcës Ajrore.

“Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve. Sipas informacionit operacional të datës 31.08.2026, deri në orën 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 12 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 4 janë shuar plotësisht. Për përballimin e situatës janë angazhuar, krahas strukturave vendore, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Vatrat aktive mbeten në Dajt–Qafë Priskë, ku vijon puna për shuarjen dhe është konstatuar edhe një riaktivizim, me angazhimin e 15 zjarrfikësve, 9 forcave të ADZM-së, 20 efektivëve të FA dhe 1 helikopteri.

Në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të gjerë me shkurre e dëllinja dhe janë angazhuar 53 forca, përfshirë 30 efektivë të FA.

Në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në sipërfaqe pyjore, me mbështetjen e 20 efektivëve të FA dhe 1 helikopteri; si dhe në Urën e Shtrenjtë, Shkodër, ku terreni i thepisur dhe mungesa e rrugëve vështirësojnë ndërhyrjen.

Nën mbikëqyrje janë vatrat në Qafë të Helmës–Bulqizë, Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Zhejë–Kurbin. Në Zhejë ndërhyrja u mbështet nga 3 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter, ndërsa aktualisht nuk raportohet vatër aktive.

Ndërkohë, janë shuar plotësisht zjarret në Sllatinë–Dibër, Ballenjë–Martanesh, Bershi–Kurdari–Patinë në Klos dhe malin e Dardhës–Librazhd.

Në përgjithësi, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në vatrat aktive, ndërsa vëmendja kryesore operacionale mbetet te Dajti, Vajkali dhe Lundre, për shkak të vijueshmërisë së zjarreve, terrenit të vështirë dhe nevojës për angazhim të kombinuar tokësor e ajror.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe mjedisit”, sqaron ministria.

Next Post
10 futbollistët e vitit 2022/ Messi shpallet lojtari më i mirë, Ronaldo mbetet jashtë renditjes

Legjenda e gjallë e Argjentinës, 6 trofe të rëndësishëm, 207 ndeshje dhe 125 gola! “Marka” që Messi i lë kombit të futbollit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com