• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve: Nga 34 vatra zjarri, 5 ende aktive! S’ka rrezik për banorët

by A. Q
29/08/2026 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata me zjarret në territorin e vendit mbetet ende kritike, ku në 5 zona ende vijon të luftohet me flakët pasi vatrat janë aktive.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë sot (29 gusht) edhe bilancin lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit.

Në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë nën mbikëqyrje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse.

Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar gjithashtu 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion AIR TRACTOR.

Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë dhe Dibër.

Në Malin e Dajtit vijon puna pas riaktivizimit të tre vatrave, me angazhimin e 25 forcave zjarrfikëse/AZM dhe 20 efektivëve të FA-së.

Në qarkun Dibër aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi.

Në Vajkal janë aktualisht të angazhuar 61 forca, përfshirë 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë operojnë 78 forca; në Komsi janë angazhuar edhe 25 efektivë të FA-së. Sipas raportimit, nuk ka rrezik për zonat e banuara në këto vatra.

Në Elbasan, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Gjatë ditës së djeshme pati ndërhyrje të konsiderueshme edhe në Tërbaç, Vranisht të Himarës, ku u angazhuan forca tokësore, 2 helikopterë dhe 1 AIR TRACTOR, si dhe në Xhyrë të Librazhdit, ku ndërhyri edhe 1 helikopter i FA-së; të dyja vatrat janë deklaruar të fikura.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, thotë ministria.

Next Post
Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve -

Rëndohet edhe më shumë bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, 633 të vdekur dhe mbi 2300 të zhdukur! Vijon aksioni i kërkim-shpëtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com