• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Luftë me flakët në Dajt, Bulqizë, Mat dhe Skrapar! Ministria e Mbrojtjes: Sot 17 vatra, 4 janë ende aktive! S’ka rrezik për banorët

by A. Q
01/09/2026 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta me flakët ka vijuar edhe përgjatë ditës së sotme, ndërsa mbeten aktive 4 vatra të rrezikshme zjarri në Dajt, Bulqizë, Mat dhe Skrapar.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend deri në orën 20:00 (1 shtator), ku aktualisht janë raportuar 17 vatra, prej të cilave 4 vijojnë të jenë aktive, 2 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 11 janë shuar plotësisht.

Në terren janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 13 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura po mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe dy helikopterë.

Vatrat aktive janë në Dajt, Vajkal të Bulqizës, Lundre të Matit dhe Therepel të Skraparit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve vijojnë në terren.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

“Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve. Sipas informacionit operacional të datës 01.09.2026, ora 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 11 janë shuar plotësisht.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 13 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë.

Situata aktive paraqitet në Dajt, Vajkal, Lundre dhe Therepel. Në Dajt vijon puna në drejtim të Qafë-Priskës, me 68 forca, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Vajkal të Bulqizës zjarri vijon në terren shkëmbor, me mbi 13 ha të përshkuara dhe 48 forca të angazhuara, pa rrezik për banesat.

Në Lundre, bashkia Mat, situata favorizohet nga era. Në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter.

Në Therepel, Skrapar, në operacion janë angazhuar forca të MZSH nga Skrapari, Berati dhe Poliçani, vullnetarë, si dhe 1 helikopter i FA.

Ndërkohë, vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe malin e Qukësit–Prrenjas janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, shkruan ministria”.

Next Post
Agjencia e Energjisë Atomike të OKB jep alarmin: Mungesa e aksesit në objektet bërthamore iraniane, shqetësim për përhapjen e armëve

Agjencia e Energjisë Atomike të OKB jep alarmin: Mungesa e aksesit në objektet bërthamore iraniane, shqetësim për përhapjen e armëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com