• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftë kanabisit, jo PD-së

by Edmond Arizaj
23/05/2018 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA EDMOND ARIZAJ

Ka ardhur momenti i pyetjes: A ka të drejtë Partia Demokratike?Sigurisht duke e pastruar pamjen nga këto mizanskenat në kryesinë e Kuvendit, konferencat e shtypit, babalen, gjithë të tjerët që s’duan të hanë atë që gatuan, e deri tek protesta me datën ndjellakeqe, 26 maj. Çfarë mendojnë njerëzit?

Askush nuk e di. Në një vend ku çdo institucion është përbaltur mbi tre herë (sa herë janë ndryshuar pushtetet), ku sondazhet porositen, besueshmëria të paktën është bërë e dyshueshme. Pra do ishte mirë, që të flitej veç në vetën e parë, pa përfshirë “popullin” dhe “qytetarët”, siç është bërë zakon. Unë mendoj se Partia Demokratike ka të drejtë për çështjen e kanabisit. Dhe po ashtu mendoj se është faji i qeverisë që i jep këtë të drejtë Partisë Demokratike.

I intereson apo jo, çështja e kanabisit PD, më shumë se “çështja” e Agronit, vëllait të Fatmirit, kjo është punë për PD-në dhe ata që do thërriten në protestë. Për kanabisin dhe ç’kanabizimin e qyteteve dhe fshatrave, pothuaj nuk është bërë asgjë. Sasitë e kapura nuk janë luftë kundër kanabisit dhe kanabizimit. As arrestimet e dërguesve dhe punëtorëve. Unë do të desha të shihja shembuj të forcës së shtetit. Kush ishin njerëzit që u goditën dhe u akuzuan më fortë për lidhjet me kanabisin? Policia, apo jo. E pra, shembulli më i mirë, më i fortë se shteti e ka marrë seriozisht luftën kundër kanabisit, është që strukturat e policisë LIVE të shkatërrojnë dhe të djegin “magazinat” me hashash. Sasitë e hashashit të digjen në fshatra, në qytete, në rajone policie, në plazhe, në gomone brenda, në Karaburun, në Sazan, apo ku di unë. Ky më duket shembulli i forcës së shtetit, ligjit, por edhe drejtësisë. Nuk më ka rezultuar se është luftuar kanabisi me deklarata shtypi.

Nëse ka sot një pamje të mbetur në mendje nga aksioni në Lazarat janë forcat e policisë që u përballën me trafikantët dhe një prej tyre që ra në krye të detyrës. Deklaratat politike të asaj kohe mund t’i gjesh vetëm në arkivë, nuk i mban mend kush. Ka ndonjë betejë tjetër shteti dhe policia në këtë rast? Krimi i organizuar vendas, por edhe më tutje, kanabisin ka si emërues të përbashkët. Na krahasojnë dhe vetkrahasohemi me Kolumbinë. Po kur të nisin krahasimet me Meksikën?! Kanabisi është problemi. I mbartur, apo i krijuar, ky është thjesht konsum politik. Por a ka vullnet për ta luftuar? Kanabisi në zjarr dhe jo rrënjët e prera në deklarata, apo “malli” i kapur, mendoj se do të ishte një shenjë e mirë e vullnetit. Pra shembulli publik. Dhe meqënëse shembujt publik ditë pas dite madje, kanë munguar, atëherë PD i lind e drejta të organizohet, për qëllimet e saj sigurisht.

Në është vetingu, në është mbrojtja e ndokujt, në është ndikimi në vendimin e qershorit, në është përpjekja e Bashës (plotësisht legjitime) për të rritur kreditet si lider, kjo nuk është punë e imja. Punë e imja është të mendoj se qeveria nuk ka bërë mirë punën e saj; në terren, në publik, apo në marrëdhëniet me publikun. Punë e imja është të mendoj se po, PD ka të drejtë të protestojë për çështjen e kanabisit. E përpos kësaj, është në drejtën e saj të ngrejë çdo dyshim duke angazhuar gjithë potencialin njerëzor dhe mediatik që disponon, me dëshirë, apo me pagesë. Për pretendimet e tjera, që kanë lidhje me Agronin, me ministrin e brendshëm, me qeverinë, me trafikun e kanabisit dhe me të gjitha këto bashkë, do të desha që përgjigjen ta merrja nga institucionet tona, pa vijuar të krijojmë dhe të thellojmë mosbesueshmërinë duke pretenduar se partitë janë etaloni i besueshmërisë. Nuk do më pëlqente gjithsesi, që Basha të kapej pas babales si Rama dikur pas nënë Feridesë. Dhe do më pëlqente që qeveria të luftonte kanabisin dhe jo PD-në.

a.ç

Next Post
VIDEO/ ‘Gangsterët shqiptarë në Angli jetë luksoze me paratë që fitojnë nga kokaina’

VIDEO/ 'Gangsterët shqiptarë në Angli jetë luksoze me paratë që fitojnë nga kokaina'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

July 29, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Ferri në kufirin kroat!

July 29, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: Ka struktura që nuk e duan Shqipërinë në BE, po shfrytëzojnë pakënaqësinë e qytetarëve

July 29, 2026
Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

July 29, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Temperaturat e larta nxisin rastet me infarkte, mjekja: Mbi 50 vjeç grupmosha më e prekur

July 29, 2026
Zjarr në metronë e Barcelonës, 136 të lënduar nga tymi dhe 39 të shtruar në spital

Zjarr në metronë e Barcelonës, 136 të lënduar nga tymi dhe 39 të shtruar në spital

July 29, 2026
Kongresisti Wilson: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

Kongresisti Wilson: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

July 29, 2026
Turizmi malor në fokus, Rama ndan videon: Të promovojmë potencialin e Alpeve

Turizmi malor në fokus, Rama ndan videon: Të promovojmë potencialin e Alpeve

July 29, 2026
Irani sfidon thirrjet e OKB-së, dy të rinj ekzekutohen me varje

Irani sfidon thirrjet e OKB-së, dy të rinj ekzekutohen me varje

July 29, 2026
Si “mbreti i dronëve” Fedorov u kthye në kërcënim politik për Kievin

Si “mbreti i dronëve” Fedorov u kthye në kërcënim politik për Kievin

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com