• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Luftë brenda dhe jashtë Kuvendit, gurë policisë dhe gaz lotsjellës në sallën rezervë

by A R
14/12/2015 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetet e opozitës Valdete Bajrami, Besa Baftiu dhe Time Kadriaj, të cilat nuk kanë qenë të pezulluara kanë hyrë brenda sallës rezervë të Kuvendit ku po mbahej seanca plenare. Ka qenë vetë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që ka dalë për t’i marrë brenda deputetet e opozitës, ndërsa ato pa humbur kohë kanë gjuajtur një bombolë të gazit lotsjellës.

Kaos i jashtëzakonshëm është shkaktuar në sallë, ndërkohë që deputetët dhe gazetarët po provonin të dilnin sa më shpejtë nga aty..

Seanca është ndërprerë përsëri.

*****

Aktivistët e opozitës të cilët janë mbledhur të ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar të gjuajnë ngjyrë dhe t’i thyejnë me gurë xhamat e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Policia është barrikaduar përpara ndërtesës së Kuvendit, derisa protestuesit vazhdojnë të thyejnë xhama.

Në anën tjetër, prapa teatrit Kombëtar, protestuesit kanë vënë kontejnerë në mes të rrugës dhe e kanë bllokuar qarkullimin.

Bashkë me protestuesit gjatë gjithë kohës po qëndron Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kuvendi i Kosovës u mblodh në sallën alternative, ku janë shumica e deputetëve të pozitës, pas hedhjes së gazit losjelles në sallën e seancave.

Pika më e rëndësishme në rend të ditës është miratimi për herë të dytë i buxhetit të Kosovës për vitin 2016.

Kryetari i komisionit për buxhet dhe financa, Naser Osmani tha se komisioni është ballafaquar me një numër të madh të agjencive të pavarura dhe kuvendi duhet të shqyrtojë mundësinë e funksionimit të këtyre agjencive, të cilat janë një barrë e madhe për buxhetin e Kosovës, njëjtë është edhe me bordet e ndërmarrjeve publike.

Më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njoftoi për ndërprerje të seancës deri në krijimin e kushteve për rifillimin e seancës. Kryeparlamentari Veseli thirri mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Gazi losjellës u hodh në sallën e Kuvendit nga deputeti i VV-së Glauk Konjufca.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli urdhëroi  të gjithë të dalin jashtë sallës. Por deputetët e opozitës po vazhdojnë të qëndrojnë brenda në sallë. Në sallë po qëndron edhe policia që ka vendosur maska.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga VV-ja Glauk Konjufca tha se “veprimet e tyre janë politike dhe qëllimi ishte për ta bllokuar këtë kuvend dhe për ta paralizuar qeverinë e Kosovës”.

“Kudo që brenda kuvendit tentohet që të mbahet seanca, jemi të vendosur që ta pamundësojmë atë”, tha Konjufca për mediat.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për mediat pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës tha se “do të insistojmë që të mos zhvillohen seanca normale derisa qeveria ta kuptojë që marrëveshjet nuk duhet të kalojnë”.

Kryetari i  Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj deklaroi se angazhimi i opozitës është që ta ndalë axhendën e qeverisë, e cila është në kundërshtim me interesat e vendit tonë.

Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm sot edhe deputetët e VV-se, Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili. Deputeti Topalli deklaruar se detyrimet si deputet e thërrasin dhe e detyrojnë që të marrë pjesë në Kuvend.

Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin për vitin 2016.

ATSH


Protestuesit drejt Qeverise2 by GazetaExpress

Next Post

Ja kriteret për të përfituar banesë sociale (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In