• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftar Reçi tha ‘e kam mik përjetë’, reagon Agron Kuliçaj: Gënjen, s’e kam takuar kurrë vetëm, por…

by
26/04/2022 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Ish zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, ka hedhur poshtë pretendimet e të penduarit të SPAK-ut, Luftar Reçi, i cili në një letër të zbuluar nga Report Tv, shkruante se Kuliçajn e kishte mik për jetë dhe se e kishte shpëtuar nga burgu i përjetshëm. Përmes një reagimi për Report Tv, Agron Kuliçaj thotë se pretendimet e Reçit në letrën drejtuar Erjon Llapushit, nuk janë të vërteta.

Kuliçaj thekson se nuk e ka takuar kurrë vetëm Luftar Reçin dhe se Reçi nuk ka përfituar ulje dënimi dhe asnjë masë lehtësimi. Kuliçaj pohon se e ka takuar Luftar Reçin në prani të një drejtuesi të lartë policia dhe dy prokurorëve të krimeve të rënda, pas një letre që Reçi kishte dërguar për kriminalitetin. Takimi është zhvilluar me autorizim të kryeprokurores Ina Rama.

“Pretendimet e Luftar Reçit në letër nuk janë të vërteta. Nuk kam asnjë lidhje me këtë person. Nuk e kam takuar kurrë vetëm. E kam takuar për herë të parë pas një komunikimi me letër me Policinë e Shtetit, për të sqaruar disa pretendime të ndryshime kriminaliteti që ai pretendonte. Reçi kishte nisur një letër ku pretendonte se ishte në dijeni për disa ngjarje. Takimi është bërë në vitin 2008-2009 në prezencë të 1 drejtuesi të lartë të policie (Tonin Vocaj dhe dy prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Takimi është bërë me autorizim të kryeprokurores në atë kohë Ina Rama. Në asnjë rast nuk kam pasur as kontakte me të dhe as nuk e kam takuar. Nuk është e vërtetë që ka përfituar ulje dënimi. Është dënuar me 25 vite burg dhe Apeli ka lënë në fuqi këtë dënim”, tha Kuliçaj.

Në 23 maj të vitit 2018, i penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Maksim Lalës dhe djegien e kufomës së tij, i ka nisur një letër 34-vjeçarit Erjon Llapushi, një personazh i njohur i botës së krimit, i cili në tetor të 2021 vrau për arsye banale kryekamerierin e një restorant në Elbasan, Gazment Kurmakun, për rezervimin e një tavoline. Ndër të tjera, Reçi shkruan se kishte mik për jetë Agron Kuliçajn dhe se Kuliçaj e kishte ndihmuar duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm, pretendim që është mohuar nga Kuliçaj.

Në datat 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, Luftar Reçi ka rrëfyer para SPAK, të gjithë veprimtarinë kriminale që pretendon se ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, me qëllim për të zbutur dënimin e tij.

Me rrëfimet e tij Reçi ka implikuar: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe veten e tij, në vrasjen e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi. Pas këtyre rrëfimeve, SPAK ka marrë masa duke arrestuar dhe shpallur në kërkim të implikuarit.

Të implikuari fillimisht tentuan ta korruptonin Reçin duke i oferuyar 260 mijë euro në këmbim të tërheqjes së dëshminë, por kur Reçi po kërkonte shumë kohë që të mendohej, u tentuan helmimi i tij në burg me një helm kundër insekteve. Por, që të dy planet u zbuluan dhe u goditën nga SPAK-u.

/b.h

Next Post
‘Shpërthimi’ misterioz i COVID në Kinë/ Qeveria vë në fuqi strategjinë ‘zero’! A po rrezikohet bota nga një valë e re e pandemisë?

'Shpërthimi' misterioz i COVID në Kinë/ Qeveria vë në fuqi strategjinë ‘zero’! A po rrezikohet bota nga një valë e re e pandemisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com