• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftar Paja reagon për kritikët: Ku ishin këta hiçër kur Dritëroi ishte gjallë?

by A R
12/02/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Artisti i madh i humorit Luftar Paja është tejet i trishtuar nga ikja e Dritëro Agollit. Dhimbja për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të shquar atij i lexohej në gjithë qenien e tij në ditën e ceremonisë madhështore që u organizua një javë më parë. Por dje, më shumë se i mërzitur, ai ishte mjaft i revoltuar.

Dhe një e dy e shfrynte me zemërim duke sharë nëpër dhëmbë.

“E kam me ca zagarë që janë ngritur tani që mbylli sytë shkrimtari dhe hedhin baltë… Po si s’kanë turp xhanëm?” Dhe kështu fillova një bisedë me Luftarin, duke dalë krejt natyrshëm edhe tek aktualiteti politik, temë për të cilën Luftari nuk ka nguruar të flasë në DITA edhe herë të tjera.

– Luftar, u bë një javë pa Dritëroin. Si e kini përjetuar ikjen e tij?

– Më pikëlloi shumë ikja e Dritëroi, ashtu siç ka pikëlluar zemrat e shumicës së shqiptarëve, jo vetëm të komunitetit të artistëve dhe të shkrimtarëve. Sepse Dritëroi është një shkrimtar popullor i jashtëzakonshëm dhe që për vite e dekada me radhë ka ushqyer me oksigjen zemrat e këtij populli me poezitë e tij, me tregimet e romanet, me dramat dhe skenarët e filmave, por mbi të gjitha me humorin e tij brilant. Dritëroi tashmë është në shenjtërinë e tij. Ai do të kujtohet e nderohet si Naim Frashëri, Fan Noli e Migjeni në letërsinë shqipe. Por unë e them me bindje: Nuk ka vdekje për Dritëroin… E ku ka vdekje Zylua që krijoi Dritëroi?

– E megjithatë, dolën disa dhe e sulmuan Dritëroin që ditën që ai mbylli sytë. Besoj i kini lexuar ato shkrime?

– I kam lexuar dhe më kanë hipur xhindet. Po si nuk kanë turp këta njerëz, xhanëm? Ku ishin këta hiçër kur Dritëroi ishte gjallë? Apo pritën sa të mbyllte sytë dhe të dilnin si minjtë nga vrimat. Shikoni kush e sulmon: ca njerëz pa identitet, pa vepra, që nuk gëzojnë pikën e respektit në opinionin e gjerë shoqëror. Po ku ka qeder Dritëroi nga këta pleshta? Shiko, unë Dritëroin e përfytyroj si një koshere bletësh që bën mjaltë e shëron. Mirëpo bletët kanë edhe një huq: po i ngacmove ato të vërsulen e të thumbojnë sa të lenë top në vend. Mjerë ata që e sulmojnë atë koshere të bekuar…

– Mirëpo ata po e sulmojnë Dritëroin pas ikjes së tij…

– Edhe unë po e përsëris: Mjerë ata që e sulmojnë. Turpi i mbuloftë! Shiko, Dritëroi ua ka dhënë përgjigjen këtyre tipave që kur ishte gjallë, madje shumë herët. Ishte i mençur e largpamës Dritëroi. I kishte parashikuar të gjitha. Në vitet e para pas përmbysjes së diktaturës, Dritëroi ka qenë një nga njerëzit më të sulmuar nga opozita që erdhi me revan në pushtet. E shanin, e fyenin, e quanin më diktator se Enveri. Sepse dihet, pemën me kokrra qëllojnë me gurë… Mërzitej Dritëroi kur i lexonte ata artikuj, po më shumë buzëqeshte hidhur, duke i injoruar thuajse totalisht, sidomos ato që i vinin nga njerëz anonimë. Dhe përsëriste atë që kishte thënë te “Zyloja: “Ti thua mendimin tënd, unë tund kokën time…” . Kaq mund të thoshte Dritëroi këtu e 50 vjet më parë kur shkroi Zylon.

– E kemi fjalën për këta që e sulmuan dhe e sulmojnë pas përmbysjes së regjimit komunist…

– Po edhe këtyre ua ka dhënë përgjigjen Dritëroi. Dhe ua ka dhënë siç dinte ai. Më lejoni të tregoj një ngjarje të vërtetë:

Besoj se e mbani mend që, një nga më të egrit që e sulmonte Dritëroin, atëherë në fillim, nja 25 vjet të shkuar, ishte një gazetar i RD-së, i cili për fatin e tij të keq ishte qose, i cili shkruante vazhdimisht dhe me një gjuhë vulgare kundër Dritëroit. Një ditë prej ditësh, ky gazetari qose e takoi shkrimtarin në oborrin e Kuvendit dhe i thotë:

I ke lexuar Dritëro shkrimet e mia?

– Po, iu përgjigj, Dritëroi. Jam zbavitur me to…

– Mirëpo, nuk ta mban të më përgjigjesh. Nuk bën dot replikë me mua! – ia kthen i ngrefosur gazetari i RD-së.

– Unë replikë me ty? – i thotë Dritëroi. Nuk më ka shkuar në mend. Po meqë ma kërkove, unë ta jap një përgjigje, por me kusht që ta botosh kështu si po ta them…

– Pa diskutim, ta premtoj këtë…

Dhe shkruesi i RD-së nxori me vrap bllokun të mbante shënim.

Dritëroi, pa u menduar gjatë, i dikton këto vargje:

“O Qatip faqe pa qime,

Sa di ti, di bytha ime!”…

Faqe-qosja mbylli bllokun dhe iku i zemëruar. Natyrisht që këto dy vargje nuk u botuan kurrë në gazetë, por ato morën dhenë dhe kujtohen edhe sot e kësaj dite dhe do të kujtohen si anekdotë edhe në të ardhmen.

Kjo ishte përgjigjja e Dritëroit për një me faqe pa qime në atë kohë, po kjo vlen edhe për qatipët me faqet me qime që e sulmojnë tani që Dritëroi nuk është më fizikisht midis nesh.

– Besoj se e ka një arsye gjithë kjo fushatë kundër Dritëroit aktualisht?

– Natyrisht që e ka. Sepse Dritëroi u vinte hakut gjithë maskarenjve të këtij vendi, që punojnë kundër interesave të popullit dhe interesave kombëtare. Këta që sulmojnë Dritëroin nuk ngopen së pari këtë vend e këtë popull të vuajë. Nuk ngopen së pasuruari në kurriz të këtij populli të shumëvuajtur. E Dritëroi ishte dhe mbeti në anën e këtij populli gjithnjë, kundër shushunjave…

– A shikoni ndonjë lidhje midis këtyre sulmeve me reformën që po ngulmohet të bëhet në drejtësi dhe me zgjedhjet e ardhshme?

– Nuk është çudi që të ketë edhe lidhje. Nuk mbarojnë çudirat në këtë vend. Mbase duan të largojnë vëmendjen nga këto halle të mëdha që ka vendi. Ja, pas katër muajsh janë zgjedhjet dhe opozita mezi po pret të ketë trazira. Pse kot bëhet ajo protesta e 18 shkurtit që ka paralajmëruar Saliu?

– E ka paralajmëruar PD-ja deshe të thoshe? Saliu është thjesht një deputet në atë parti aktualisht…

– Mos u bëni budallenj. Nuk bëhet asgjë në atë parti po mos t’u bëjë isharet Saliu. Kështu ka qenë e kështu do të jetë. Saliu tani me atë reformën në drejtësi i ka mbushur brekët. Është i dhjerë komplet. E thërret Taulant Balla e ia bën rrupi-supi, i kërkon llogari për punën e CEZ-it. Dhe Saliu nuk ka nga ia mban. Ka thirrur Taulanti edhe të birin. I ke parë babë e birë se si janë menderosur? Sa herë i shikoj në televizor, unë mbaj hundët me duar se po qelbin dynjanë… E kam thënë edhe herë tjetër unë. Të gjitha fijet e opozitës i mban në duar Saliu. Domethënë e ka dhjerë atë parti. Edhe vetë ajo parti do të shpëtojë kur të ikë Saliu. Po bashkë me Saliun ikën dhe Jozefina dhe gjithë të tjerët që i shkojnë pas Saliut.

– Sidoqoftë, si e parashikon protestën e 18 shkurtit?

– Si ato të tjerat para saj. Bëjnë ca zhurmë në fillim sikur janë trima, pastaj futen andej nga kanë dalë dhe do venë si çeçua në votime, domethënë drejt humbjes që i pret më 18 qershor. Ja unë do ta shikoj në televizor protestën. Sikur e shoh dhe fundin e saj: Do t’i bjerë një telefonatë Saliut dhe ai do t’u thotë trimave të tij: Mjaft, për sot! Le të supozojmë e të shikojmë ëndrra sikur e përmbysëm qeverinë e korruptuar të Edvinit. Le të na shërbejë kjo si shenjë e mirë për zgjedhjet e 18 qershorit!…

– Faleminderit, Luftar! Besoj se do të takohemi përsëri para 18 qershorit?

– Kur të doni, unë i ngeshëm jam dhe sebep dua të flas…!

Next Post
Vrasja e ambasadorit, SHBA dënon sulmin: Lutjet tona për familjen Karlov

DASH: Amerika mbetet në Ballkan, politikat tona nuk ndryshojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In