• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftar Paja: Pordhët e Saliut me brekët e Shukriut

by Aalison Pearse Stevens
01/06/2016 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur Luftar Paja, përveç artist, është edhe një person që ndjek me vëmendje zhvillimet politike në vend.

Aktualisht ai ndodhet në Orikum për pushime, dhe ka dhënë një intervistë për gazetën Dita.

Paja e përmbledh me humor, gjithë atë që po ndodh me reformën në drejtësi.

“Kur isha aty në Tiranë pashë një ëndërr që nuk di si ta shpjegoj. Në gjumë m’u bë sikur ishte gati për t’u votuar reforma, salla e parlamentit e mbushur plot e përplot, deputetët ishin të qeshur pasi më në fund ishte arritur konsensusi.

Ne të gjithë i kishim sytë e zemrën në atë sallë dhe na ishte bërë zemra mal nga ajo dashuri dhe mirësi që rrezatonin fytyrat e deputetëve. Kur sa hapi gojën kryetari për të filluar votimi, u ngrit Saliu me një palë brekë në dorë dhe u bë shamata e madhe. Saliu u nxeh e tha: Nuk jemi dakord… Dhe duke tundur brekët doli nga salla.

Pas tij fësht ia mbathën të gjithë deputetët e PD-së që nga Jozefina, Edi Paloka, Kastriot Islami, Flamur Noka, Arben Ristani… Nuk e di pse nuk më zuri syri Eduard Halimin… Mbase do ta kisha parë edhe atë, po aty më doli gjumi dhe ëndrra u prish.

Ore, mos po bën ndonjë gomarllëk e m’i nxjerr në gazetë këto muhabetet që bëjmë…”, thotë aktori i njohur.

“Ta them troç: M’u mërzit Tirana. Dhe e di pse m’u mërzit: Nga brekët e Shukriut dhe pordhët e Saliut. Hapja televizorin në shtëpi dhe nuk e kuptoja nga vinte një erë e keqe. Dilja në rrugë, sa takoja një mik, pyetja e parë që më bënte: E pe atë kryetarin e Dibrës me brekë? Shkoja në kafene: I njëjti avaz: Brekët e Shukriut e dënglat e Saliut. Besoje apo jo, po këto ma bënë të pamundur qëndrimin e mëtejshëm në Tiranë, deri nga vjeshta, sa të jenë harruar këto gjëra të neveritshme. Ja, për këtë ia mbatha të mbledh mendjen e të qetësoj shpirtin”, vijon ai.

Sipas Pajës, brekët e Shukriut janë një lojë e Berishës për të tërhequr vëmendjen nga reforma në drejtësi:

“Shukriu, ai fakiri i Dibrës ra viktimë për të justifikuar lojën e Saliut…

Akoma nuk e ke kuptuar se këto janë lojërat e Saliut? Se në vend të merreshin me punë të tjera të rëndësishme, u bë një muaj e ca që flitet vetëm për Shukriun. Po aty janë vrarë njerëz në mes të Tiranës dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Aty është bërë kërdia me korrupsion dhe ke dëgjuar të dënohet ndonjëri? Jo. E pra, tani e kuptove ku e kam llafin?

Këto janë skenare që i kurdis vetëm një dorë: dora e Berishës. Pse do thuash ti? Që të mos bëhet reforma në drejtësi. Kjo është e gjitha. Prandaj Saliu shet pordhë tani…”.

Tema/d.i.

Next Post

Komiteti serb i Helsinkit: Regjimi i Millosheviçit ka bërë gjenocid në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

September 14, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

September 14, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

Shqiptari i shpëton burgut në Angli, gjykata i pezullon dënimin për shkak të shëndetit të partneres

September 14, 2026
Ish-luftëtarët e UÇK-së “mysafirë” të prokurorëve në Hagë, gjykata dërgon dhjetëra ftesa për të dëshmuar

Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator

September 14, 2026
Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

September 14, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese

September 14, 2026
Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

September 14, 2026
Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

September 14, 2026
Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com