• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Luftanija ruse bën thirrje për dorëzim, përgjigja ushtarit ukrainas para se të vritej: Shko q*** veten

by Java News
25/02/2022 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

13 ushtarë ukrainas në ishullin e gjarpërinjve, janë vrarë nga luftanija ruse në Detin e Zi. Ushtarët ukrainas nuk kanë pranuar të dorëzohen, ndërsa është publikuar edhe një komunikim audio mes palëve.

Analisti politik amerikan, Ian Bremmer, ka siguruar dhe ka publikuar një komunikim të shkurtër mes forcave ukrainase dhe forcave ruse para se këto të fundit të sulmonin një ishull të vogël të Ukrainës.

Në këtë pjesë të komunikimit, një rus lajmërohet nga një luftanije ruse: “Luftanija ruse këtu, përsëris. Ju sugjeroj që t’i dorëzoni armët dhe të kapitulloni. Ndryshe, do të hap zjarr. A kuptoni?”

Më pas, një ushtar ukrainas dëgjohet duke i thënë bashkëluftëtarëve të tij: “Kjo ishte. A t’i them që ta q*** veten?”

Një koleg ia kthen me ironi: “Për çdo rast.”

Ushtari ukrainas ia lëshon zërin pajisjes së komunikimit dhe thotë: “Luftanije ruse, shko q*** veten”.

Ishulli i vogël “Ostriv Zmiinyi” ndodhet afër kufirit të Ukrainës me Rumaninë. Raportohet se ishulli është marrë nën kontroll nga rusët, pas flijimit të 13 ushtarëve ukrainas. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Presidenti Volodymyr Zelenskiy.

last words for some incredibly brave ukrainians pic.twitter.com/cRYCzGRQtB

— ian bremmer (@ianbremmer) February 25, 2022

g.kosovari

Next Post
1639480604_lefterkoka

GJKKO lë në fuqi masën 'arrest në burg' për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com