Udhëheqësit e NATO-s kanë ranë dakord të zgjasin mandatin e Jens Stoltenberg, si sekretar i përgjithshëm edhe për një vit tjetër.
“I nderuar nga vendimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s për të zgjatur mandatin tim si Sekretar i Përgjithshëm deri më 30 shtator 2023. Ndërsa përballemi me krizën më të madhe të sigurisë, ne qëndrojmë të bashkuar për ta mbajtur Aleancën tonë të fortë dhe popullin tonë të sigurt”, shkroi Stoltenberg në një postim në Twitter.
“Aleatët falënderuan Sekretarin e Përgjithshëm për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, veçanërisht në këtë moment kritik për sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s.
Ndërkohë Samiti i NATO-s u mblodh sot në Bruksel për të diskutuar mbi situatën në Kiev dhe masat që do ndërmerren ndaj Rusisë si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Në konferencën për mediat, Stoltenberg thekso se aleanca kishte rënë dakord të forcojë mbrojtjen e saj duke shtuar 40,000 trupa në Evropën Lindore.
Ai konfirmoi se katër njësi të reja me trupa do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.
Stoltenberg tha gjithashtu se mbrojtja kibernetike po forcohet dhe se NATO do të ndihmojë gjithashtu Ukrainën të mbrohet kundër “kërcënimeve biologjike, kimike, radiologjike dhe bërthamore”.
Sekretari i Përgjithshëm theksoi se përdorimi i armëve kimike “do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit, do ishte në shkelje të hapur e ligjit ndërkombëtar dhe do të kishte pasoja të mëdha”./m.j












