• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta/ Ukraina: Grupi ‘Wagner’ tentoi të vriste presidentin dhe kryeministrin!

by
27/03/2022 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një këshilltar i lartë i ministrit ukrainas të mbrojtjes i tha CNN se grupi famëkeq ushtarak rus Wagner ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për ta vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrin Denis Shmihal.

“Ata donin ta vrisnin udhëheqjen e Ukrainës: presidentin dhe kryeministrin tonë. Ky ishte qëllimi dhe disa prej tyre u dërguan në Ukrainë pa asnjë sukses”, tha Markian Lubkivsky, një këshilltar i ministrit të mbrojtjes të Ukrainës. Lubkivsky tha se kjo u konfirmua nga shërbimi i inteligjencës ukrainase dhe forcat speciale të ngarkuara për mbrojtjen e Zelenskiyt.

“Të gjitha këto dokumente dhe provat e nevojshme do t’i paraqiten Tribunalit”, tha ai, duke shtuar se nuk mund të zbulojë më shumë për arsye operacionale. CNN nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Grupi Wagner u zbulua për herë të parë gjatë pushtimit rus të Ukrainës lindore në vitin 2014. Që atëherë, hulumtimet dhe hetimet e pavarura nga CNN kanë zbuluar se kontraktori ushtarak privat operonte në Siri dhe disa vende në Afrikë. Zyrtarët amerikanë dhe zyrtarët e të drejtave të njeriut i kanë akuzuar ata për shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut, përcjell Gazeta Express.

Grupi besohet të jetë i lidhur me Yevgeny Prigogine, një oligark aq i afërt me Kremlinin sa që njihet si “kuzhinieri” i Putinit. Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo lidhje me grupin. Prigozin mohon çdo përfshirje në grupin Wagner. Britania u bë vendi i fundit që e sanksionoi grupin Wagner para pak ditësh.

Lubkivsky thotë se inteligjenca ukrainase ka gjurmuar grupin brenda dhe jashtë Ukrainës dhe se disa operativë të Wagner janë vrarë brenda vendit. Ata identifikohen nga shenjat e tyre unike.

Zelenskiy ka njoftuar vazhdimisht se do të qëndrojë në Ukrainë për ta udhëhequr mbrojtjen e vendit gjatë luftës, e cila tani ka hyrë në muajin e dytë.

“Morali i ushtrisë është shumë i lartë sepse presidenti ynë është në Kyiv, kryeministri dhe parlamenti ynë janë këtu. Kjo është shumë e rëndësishme për t’i mbështetur njerëzit në terren, për ta mbështetur ushtrinë ukrainase dhe ky është një sinjal shumë i mirë për komunitetit ndërkombëtar”, tha Lubkivsky./Express

/b.h

Next Post
Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë: S’kemi asnjë vatër të re!

Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë: S’kemi asnjë vatër të re!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In