• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta turke mes bandave famëkeqe “Dalton” dhe “Red Kit”/ Si po vriten në kryeqytetet e Europës e ku fshihen bosët

by Java News
13/09/2023 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ngjan një filmi të mirëfilltë mafioz ngjarja e dy ditëve më parë në Lutsa të Greqisë ku u vranë gjashtë persona me shtetësi turke.

Mediat greke raportojnë se pas verifikimeve, në çantat e tyre janë gjetur pasaportat dhe sende të tjera që konfirmojnë se ata kishin vendosur të largoheshin menjëherë nga Greqia dhe ndodheshin aty për t’u fshehur.

Ka të dhëna nga policia greke se ngjarja ka ndodhur për qëllime hakmarrjeje dhe se behët fjalë për larje hesapesh mes dy bandave të kurdëve që përplasen prej vitesh në Stamboll.

Vrasja e fundit ndodhi pas asaj të gusht 2023 në Paris ku dyshohet se grupi i ekzekutuar aty kishte eliminuar një personazh të njohur të bandave të Stambollit, i quajtur Halil Ay.

Më pas sipas mediave turke, grupi që ekzekutoi Halil Ay-in u largua nga Franca pasi po ndiqeshin atje dhe ishte vendosur në Greqi me qëllim që më pas të zhvendoseshin sërish në Stamboll.

Mediat greke kanë nxjerrë emrat e të vrarëve, të cilët janë: Doruk Ersu Büyüktunç; Abdurrahman Tekru; Omer Kanza; Ozan Kaan Tozlu; baris Cagan dhe Burak Tahmaz.

Rivaliteti mes bandës Dalton dhe Red Kit

Duken si personazhet e filmave vizatimorë me Western, nga i cili kanë marrë edhe emrat, por bëhet fjalë për dy banda rivale në Turqi, të cilët po vrasin njeri-tjetrin, madje tashmë edhe jashtë kufirit.

Grupi i gjashtë personave që u vra sëfundmi në Greqi i përket bandës Dalton me drejtues Baris Boyun.

Daltonët janë një grup me origjinë kurde, por që kanë nën kontroll lagje të tëra në Stamboll dhe kundërshtarë direkt kanë bandën “Red Kit”, të cilët kontrollojnë lagjen YeniBosna.

Në krye të grupit është një personazh i njohur si Ferhat Mardin. Policia turke ka të dhëna se grupi i Halil Ay është bashkuar me grupin e Ferhat Mardin në këtë atentat duke vrarë gjashtë personat e bandës kundërshtare.

Duket se planet për atentatin nisen pasi grupi i Baris Boyun vrau vëllanë e Ferhat Ay disa muaj më parë në Stamboll si edhe vetë Ferhatin në Paris. Dyshimet janë se vëllai tjetër, Muhamet Ay ka lidhur marrëveshje me bandën RedKit duke sulmuar pikërisht grupin e Baris Boyu.

Turqia është kthyer në një parajsë për bandat dhe grupet e armatosura, të cilët kontrollojnë qytete dhe lagje të qyteteve të mëdha duke u përplasur herë pas here me njeri-tjetrin për zonat e kontrollit./f.s

Next Post
Enca mbolli kanabis në ballkon, rrezikon 3 deri 7 vite burg! Avokati: Kodi Penal s’përcakton limit të drogës për…

Enca mbolli kanabis në ballkon, rrezikon 3 deri 7 vite burg! Avokati: Kodi Penal s'përcakton limit të drogës për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In