• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta tregtare, Trump thellon përplasjen me Kinën

by Java News
16/09/2018 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump nuk ka ndërmend aspak të tërhiqet, përkundrazi do të vijojë me planet e tij për të vendosur tarifa të reja mbi importet kineze me një vlerë prej rreth 200 miliardë dollarësh, siç raportoi të shtunën “Wall Street Journal”.

Lëvizja e tij pritet të vijë pavarësisht se të dyja palët po përgatiten të zhvillojnë bisedime të reja mbi mosmarrëveshjet tarifore. Javën e kaluar, Trump u tha reporterëve se një lëvizje e tij do të realizohet “shumë shpejt”.

“WSJ” citoi burime të paidentifikuara por me njohuri mbi këtë çështje, që thonë se niveli i tarifave me shumë gjasë do të përcaktohet në 10 për qind, ndryshe nga 25 përqindëshi i njoftuar më herët gjatë vitit.

Dy qeveritë dhe njëkohësisht dy ekonomitë më të fuqishme të botës kanë vendosur deri më tani tarifa prej 25 për qind mbi një sërë mallrash importi nga secila palë me një vlerë prej 50 miliardë dollarë.

Pekini, gjithsesi, ka publikuar listën e radhës me produkte amerikane prej 60 mld dollarë, si shenjë hakmarrjeje nëse Trumpi do të zbatojë kërcënimin për tarifat e reja që praktikisht do të mbulonin të gjitha importet kineze në SHBA.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lindsay Walters refuzoi të komentonte mbi kohën e njoftimit të mundshëm të tarifave, por tha se “presidenti ka qenë i qartë prej fillimit se ai dhe administrata e tij do të vazhdojë të ndërmarrin veprime për të adresuar praktikat e padrejta tregtare të Kinës”.

“Ne inkurajojmë Kinën të adresojë këtë shqetësim të ngritur prej një kohe të gjatë nga Shtetet e Bashkuara”, vijoi më tej ajo.

Ministria e Jashtme kineze njoftoi të enjten se ishte ftuar për të zhvilluar bisedime të reja. Të dërguarit nga të dyja vendet u takuan për herë të fundit më 22 gusht në Uashington, por nuk shënuan asnjë progres.

Pekini ka refuzuar presionin nga SHBA për të tërhequr mbrapsht planet e udhëhequra nga shteti për zhvillimin e kampionëve globalë kinezë në robotikë, inteligjencë artificiale dhe fusha të tjera të ngjashme.

Uashingtoni, Europa dhe partnerë të tjerë tregtarë thonë se planet në fjalë shkelin angazhimet e Kinës për hapje të tregtisë. Zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar gjithashtu se kjo mund të shkatërrojë rolin udhëheqës industrial të Shteteve të Bashkuara.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Sulmohet nga peshkaqeni, vdes i riu

VIDEO/ Sulmohet nga peshkaqeni, vdes i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

July 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Arkivolucioni që varrosi paqen fallco

July 5, 2026
Nga hapja e kapitujve të parë të negociatave te prova e zbatimit, Shqipëria në fazën vendimtare

Nga hapja e kapitujve të parë të negociatave te prova e zbatimit, Shqipëria në fazën vendimtare

July 5, 2026
Republika e britmës dhe heshtja e qytetarit

Republika e britmës dhe heshtja e qytetarit

July 5, 2026
Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

July 5, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Arkivoli në shesh

July 5, 2026
“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

July 5, 2026
Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

July 5, 2026
Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

July 5, 2026
Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In