• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta/ Rusia: Dy inspektorë të OKB-së me qëndrim të përhershëm në Zaporizhja

by
02/09/2022 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia tha se dy inspektorë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të vazhdojnë të qëndrojnë në centralin bërthamor të Zaporizhjas, pasi pjesëtarët e tjerë të misionit që aktualisht po qëndrojnë në central, do të largohen.

Një ditë pasi misioni i agjencisë së Kombeve të Bashkuara arriti në Zaporizhja – centralit më të madh bërthamor në Evropë – ambasadori rus për institucionet ndërkombëtare në Vjenë, tha për agjencinë RIA se gjashtë ekspertë ndërkombëtarë do të qëndrojnë në central për disa ditë, ndërkaq dy prej tyre do të kenë qëndrim të përhershëm në Zaporizhja.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ende nuk ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Rusisë.

Teksa misioni i inspektorëve në OKB po viziton Zaporizhjas është raportuar për luftime dhe granatime pranë centralit. Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet.

Zaporizhja ka rënë nën kontrollin rus në mars të këtij viti, pak ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Luftimet përreth zonës ku gjendet centrali kanë rritur shqetësimet ndërkombëtare për ndonjë aksident të mundshëm bërthamor në këtë central.

Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të qëndrojë në central deri më 3 shtator. Inspektorët pritet të shikojnë dëmin fizik në ndërtesë, tha operatori shtetëror i energjisë në Ukrainë, Enerhoatom. Shumica e inspektorëve të OKB-së u larguan nga centrali më 1 shtator, njoftoi agjencia, duke shtuar se inspektorët qenë në gjendje të monitorojnë situatën. REL

/e.d

Next Post
“Kuaj, lopë dhe dhi”/ Rrëfimi i profesores gjermane për Shqipërinë: Panoramë e jashtëzakonshme dhe pleq që dinë anglisht

"Kuaj, lopë dhe dhi"/ Rrëfimi i profesores gjermane për Shqipërinë: Panoramë e jashtëzakonshme dhe pleq që dinë anglisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dosjet “Epstein”

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dosjet “Epstein”

February 2, 2026
Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

February 2, 2026
Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

February 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

February 2, 2026
Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

February 2, 2026
Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

February 2, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

February 2, 2026
Si renditet Shqipëria në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse?

Si renditet Shqipëria në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse?

February 2, 2026
DETAJE/ Atentati në Lezhë, nipi i biznesmenti të ekzekutuar ndodhej në berberhane. A ishte ai objektivi?

DETAJE/ Atentati në Lezhë, nipi i biznesmenti të ekzekutuar ndodhej në berberhane. A ishte ai objektivi?

February 2, 2026
I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In