• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lufta që shkoi dëm kundër Evropës

by Mero Baze
27/01/2020 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duket se  janë pranë hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Pengesa themelore e cila bllokoi hapjen e negociatave, që ishte qëndrimi francez, I lidhur me arsyet e brendëshme politike të Francës dhe poltikën e Presidentit Macron, duket se po tejkalohet përmes një dokumenti të ri, I cili është një mekanizëm diplomatik, që e bën Francën të ndjehet e përfillur në veton e saj dhe të ketë një interpretim të ri, për Hapjen e Negociatave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, I ka dhënë siguri Kryeministrit shqiptar për vendimin e Këshillit Evropian në Mars. Njësoj ja ka dhënë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila është traumatizuar dhe politikisht nga ky bllokim.

Në Tiranë lajmi duket se është pritur me nervozizëm nga disa segmente politike që mbështetën radikalizmin e luftës, vjeshtën që shkoi me qëllim mos hapjen e negociatave.

Ilir Meta postoi për herë të parë një foto të Kancelares Merkel me Edi Ramën, duke bërë si njeri i “informuar” që bëhet fjalë për kushtet e Bundestangut.

Një grup gazetarësh rreth tij, të njohur si partizanë të zjarrëvënies vitin e kaluar, filluan të çmitizojnë rëndësinë e hapjes së negociatave, si diçka që po na e japin kot. Lulzim Basha së paku e ka marrë me qetësi dhe po bën sikur është në anën e atyre që dëshiron të hapen. Dhe mirë bën.

Tani për këto negociatat duhet të biem dakord për një gjë. Duhet të biem dakord se në vjeshtë, nuk na u bllokuan as nga Revolucioni I Qershorit, edhe pse kishte mijëra arsye të na bllokohej prej tij, as nga skandalet kushtetuese të Presidentit që shpalli dy data zgjedhjesh, as nga përgjimet e Bild, as nga diegia e mandateve, as nga bojkoti I zgjedhjeve, dhe as nga kushtet e Bundestangut, të cilat në fakt ishin e vetmja leje për tu hapur negociatat.

Duhet të biem dakord që na u bllokuan nga Franca dhe po na zhbllokohen nga Franca.

Kjo është pak e dhimbshme për këta që bëjnë sikur kanë në dorë negociatat, por duhet ta marrin me qetësi. Nuk I bllokuan dot me luftë dhe jo më tani me paqe.

As Edi Rama nuk I bllokon dot negociatat dhe nëse do, nëse plani I ri I Kancelares Merkel me Këshillin Evropian funksionon. Dhe kjo nuk lidhet me ne por me Evropën.

Por ngaqë herën e parë donin të merrnin flamurin e fitores që gjoja I bllokuan, tani bëjën si të mërzitur se mos hapen.

Merreni lehtë! As atëhere as tani nuk u ka llogaritur askush . Hiqeni nga kalendari I  luftës politike bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, se nuk është më, në dorë të askujt në Tiranë.

Mos planifikoni kot protesta e molotovë mbi parlament në Mars, meqë do merret vendimi.  Më shumë se bërët vitin që shkoi nuk mund të bëni.

Ne po bëjmë sikur kemi harruar që u gëzuat, kur na bllokoi Franca, ju bëni sikur po gëzoheni tani që po na I jep. Por mos u sillni sikur keni diçka në dorë.

Për fat të mirë, Evropa nuk u ka marr seriozisht, as si kundërshtarë, as si adhurues të hapjes negociatave. Bile as si opozitarë që u vetsakrifikuat duke djegur mandate, e duke ikur nga zgjedhjet, për këtë gjë. Është një luftë e shkuar dëm . (Tema)

Next Post
Urdhri i Manastirliut për “virusin kinez”: Të vihen në zbatim planet e emergjencës

Ministrja Manastirliu: Shqipëria, vend me risk të ulët nga koronovirusi. Jemi të përgatitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

November 7, 2026
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

November 7, 2026
Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

November 7, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In