• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta që provoi se Shqipëria e ka kokën nga Perëndimi

by Mero Baze
20/04/2020 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kriza e pandemisë vuri në provë jo vetëm fuqitë ekonomike të individëve dhe shteteve, por dhe orientimet gjeopolitike të tyre. Sjellja e shumë shteteve në kulmin e pandemisë, shpesh herë dëshmoi paqëndrueshmërinë e orientimit të tyre gjeopolitik, ose opsione të tjera rezervë.

Në një krizë të tillë pati plot vende të BE apo në perfieri të BE, si Serbia përshembull, që ju ulën në gjunjë presidentit kinez, duke ju bashkuar zërave kritikë për qëndrimin e BE.

E vërteta është se Bashkimi Europian tregoi një mungesë të lartë përgjegjshmërie në mënyrën si reagoi, sidomos ndaj Italisë, dhe kjo mund të jetë një arsye e fortë për rikoncepetimin e tij, por jo një arsye për prishjen e tij.

Qeveria shqiptare, e cila nisi sot kontigjentin e dytë të infermierëve në ndihmë të spitaleve italiane, ka dëshmuar ndryshe nga shumë qeveri të tjera në rajon, një koshiencë europiane të fortë.

Më shumë se sa një ndihmë për Italinë, reagimi shqiptar, është një reagim instiktiv pro Perëndimit. Edhe Qeveria shqiptare, si ajo serbe, mund të qante dhe t’i kërkonte ndjesë presidentit kinez. Për më tepër që Kinën e madhe e kemi pas 20 vjet dhe “motër të madhe”.

Por Shqipëria arriti të prodhojë lajm, si mbështetëse e Europës, dhe jo si e gjunjëzuara e Kinës.

Në kriza të tilla, qëndrime të tilla lënë shenjë të thellë në kujtesën historike të një vendi dhe Qeveria shqiptare ka bërë histori me këtë qëndrim.

Biles dhe nëse ka një gjë të gabuar dhe gati idiote tek disa opozitarët tanë, në këtë histori, është përpjekja për të denigruar këtë mision, për të shpikur pompistë e mekanikë, në një ekip që ka shkuar të përballet me vdekjen, në emër të ndihmës për Perëndimin.

Italia padyshim që do t’ia dilte dhe pa 90 shqiptarët e shkuar në vijën e frontit. Por për ne do të ishte një shans historik i humbur, për të dëshmuar orientimin perëndimor, si një dimension natyral.

Kur kriza të mbarojë dhe të gjithë t’i kthehemi jetës normale, Shqipëria do mbetet në kujtesën e Europës, si i vetmi vend i vogël, i varfër dhe i pallogaritshëm shpesh, në asnjë operacion humanitar, që ofroi 90 infermierë dhe mjekë për Italinë, në kulmin e mosbesemit të gjithë palëve ndaj Bashkimit Europian, biles në kulmin e mosbesimit të vet italianëve ndaj Bashkimit Europian.

Kur je në mes të luftës dhe shikon se nga shkon njeriu që ke në krah, është momenti ideal për të kuptuar se nga e ka kokën vërtet ai.

Shqipëria me këtë gjest dëshmoi se e ka kokën nga Perëndimi, ashtu si Serbia dëshmoi, se e ka pazar këtë punën e Perëndimit.

Tani ata që janë kritikë me këtë që them, ngelet të thonë se ajo qe shpikje e Edi Ramës, dhe jo e Shqipërisë.

Mund ta thonë edhe këtë, por është mirë mos ta bëjnë kaq hero Edi Ramën. Është më mire ta duartrokasin këtë rast, për ta identifikuar si një reagim perëndimor natyral të Shqipërisë. Se Edi do ketë raste të tjera për të shpikur surpriza për imazhin e vet dhe ato jeni të lirë t’i refuzoni.

Next Post
Dyshohet se ra nga një ndërtesë, vdes një vajzë në Prishtinë

Dyshohet se ra nga një ndërtesë, vdes një vajzë në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com