• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta/ Presidenti ukrainas: Bota duhet ta pranojë se Rusia është bërë një shtet terrorist

by
17/03/2022 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur Rusinë një shtet terrorist, ku gjatë një adresimi të orëve të vona të 16 marsit, për publikun, ai ka dënuar ashpërsisht sulmin në Teatrin e Mariupolit, kur në të mendohet se ishin 1 mijë e 200 persona, mes të cilëve shumë fëmijë.

Rrethimin prej shumë ditësh të Mariupolit, ai e krahasoi me Leningradin, ndërsa qartësisht, e ka artikuluar sërish faktin se “lufta, nuk ka ndaluar”. “Krimet e Rusisë vijojnë. Ekonomia ruse është ende në gjendje të mbajë në këmbë një makineri ushtarake. Ndaj na duhen sanksionet kundër Rusisë”, tha Zelensky.

Por, gjëja e parë që duhet bërë, sipas tij, është që bota ta njohë Rusinë si “një shtet terrorist”. Një adresim, ai e ka pasur edhe për qytetarët rusë, duke i shtruar pyetjen referuar ngjashmërisë së rrethimit në Mariupol dhe atij në
Leningrad gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Qytetarë të Rusisë. Si është rrethimi i Mariupolit i ndryshëm nga ai i
Leningradit gjatë L2B-së? Kujt po ia merrni vendin”, parashtroi ai. Nga ana tjetër, ka ende shpresa sipas presidentit ukrainas, për të arritur një marrëveshje me Moskës. Po aq mundësi, ka edhe për ushtarët rusë, të cilët ende nuk janë vrarë, kapur apo plagosur, për të shpëtuar nga kjo luftë.

“Ushtria ruse po sheh humbje, të cilat nuk i ka parë as në Siri dhe as në Çeçeni. Humbje që as ish-Bashkimi Sovjetik, nuk i ka parë në Afganistan. Nëse lufta juaj ndaj Ukrainës do të vijojë, nënat ruse do të humbin edhe më shumë fëmijë se sa në luftërat afgane e çeçene të marra së bashku”.

Ndërsa, për çdo ushtar rus, në përmbyllje, bëri një thirrje: Ulni armët dhe do të kurseheni!

/b.h

Next Post
“Këtu është si në Shqipëri, njerëzit shiten”, të tjera pjesë nga përgjimet që fundosën Elsa Lilën

“Këtu është si në Shqipëri, njerëzit shiten”, të tjera pjesë nga përgjimet që fundosën Elsa Lilën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

October 3, 2026
“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

October 3, 2026
U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

October 3, 2026
Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

October 3, 2026
Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

October 3, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

October 3, 2026
Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

October 3, 2026
Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi

Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi

October 3, 2026
Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen nga Shkupi: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen nga Shkupi: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com