• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta për gazin e detit Mesdhe, të gjithë kundër Turqisë

by A R
13/09/2020 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konflikti deri tani në kuadër të retorikës kërcënuese mes Athinës dhe Ankarasë, ka përfshire edhe një sërë vendesh të tjera mesdhetare. Egjipti dhe Izraeli, që zhvillojnë stërvitje të rregullta ushtarake me Greqinë, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Athinën. Franca dhe Egjipti janë në një përplasje edhe më të hapur me Turqinë për shkak të interesit të tyre për të kontrolluar Libinë. Analistët e politikës së jashtme, vërejnë se një shpërthim i luftës, nuk do të jetë vetëm një konflikt greko-turk. Po si u bë Mesdheu Lindor epiqendër e këtij konflikti?

Gjatë 5 viteve të fundit, burimet e mëdha në det të hapur të gazit natyror, e kanë shndërruar Mesdheun Lindor në një arenë kryesore strategjike, ku konvergojnë vijat ndarëse më të mëdha gjeopolitike, që përfshijnë Bashkimin Evropian dhe rajonin. Në vitin 2015, në zonën detare të Egjiptit, Zohr, kompania italiane ENI zbuloi sasi të mëdha gazi natyror. Kjo ishte sasia më e madhe e gazit në Mesdheun Lindor që është zbuluar deri tani dhe që befas e bëri këtë rajon me një rëndësi të madhe.

E njëjta kompani, që po kryen shpime edhe rreth ishullit të Qipros nisi të promovojë një plan për të transportuar gazin qipriot, egjiptian dhe atë izraelit, dhe të përdorë gazsjellësit në Egjipt për ta sjellë në Evrope, duke anashkaluar Turqinë. Në vitin 2018, gjiganti energjetik francez “Total”, i dha një goditje tjetër Turqisë duke hyrë në një partneritet me ENI-in në të gjitha operacionet e kërkimit të gazit në Qipro.

Ky veprim e vendosi Francën në mesin e rezervave më të mëdha energjetike të Mesdheut Lindor. Ndërkohë, Qipro ra zyrtarisht dakord të shfrytëzojë infrastrukturën e Egjiptit për eksportin e gazit. Nënshkrimi i marrëveshjes për kufirin detar mes Turqisë dhe Libisë, ndezi zemërimin e të gjithë grupit të vendeve që duan të kontrollojnë rezervat e gazit në Mesdheun Lindor. Fronti  Egjipt-Izrael-Qipro-Greqi,  fitoi gjithnjë e më shumë mbështetje ushtarake nga Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara, ku secila ka investime të rëndësishme ekonomike mbi gazin e Mesdheut Lindor.

/a.r

Next Post
Djegia e shkollës/ Ledi Shamku: Mendoja se dita më e keqe e njerëzimit ishte në 1933

Edhe njëherë për ty që nxë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

Berisha ngre pikëpyetje për arrestimin e Agasit: Akt i vërtetë apo dorëzim me kushte?

August 26, 2026
VIDEO / Me shapka me gisht dhe tuta të shkurtra, Ergys Agasi futet në Polici…

VIDEO / Me shapka me gisht dhe tuta të shkurtra, Ergys Agasi futet në Polici…

August 26, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

August 26, 2026
Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

August 26, 2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin, besimi është rritur

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin, besimi është rritur

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

August 26, 2026
Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

August 26, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

KLGJ miratoi rritjen e pagave për gjyqtarët, reagon Bardhi: Shkelje e rëndë me pasoja

August 26, 2026
Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com