• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta për fëmijët e palindur ende

by Eni Feruli
20/03/2020 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eni Feruli*

 Sot mund të dëgjohet fort e qartë rënkimi i gjithë botës.

Sot udheheqësit me të fuqishem të botës janë më të dobët se kurrë.

Raftet bosh te bizneseve dëshmojnë një kohë tjetër që mendohej që në Perëndim kishte mbetur pas.

Inat dhe urrejtje nga askujt dhe gjithkujt. Shumë njerëz që vetëm e ëndërronin pushimin dhe gjumin pa kufi, që urrenin të hënat dhe mezi prisnin mbrëmjet e të premteve, tani janë nën terrorin e mbylljes në shtëpi. Bezdisen nga te qenit i shendetshem perballe televizorit, ndërsa shumë të tjerë, anekënd globit, luftojne me jeten dhe nuk dine kur do te jete frymemarrja e tyre e fundit.

Ka shumë të tjerë që i llahtaris e panjohura e fundit të muajit, për paratë që u derdhen si rrogë në bankë apo për faturat që shtohen për t’u paguar. Duan të punojnë, por “qepeni” i tyre është i ulur.

Janë edhe HERONJTE! Shumë heronj pa zë dhe shpesh edhe pa portret sepse fytyrën jua zë maska. Ata që kryejnë shërbimet më jetike për një shoqëri, por që nuk dine nese do te kthehen ne shtepi ne mbremje apo duke u zbardhur agimi. Ata që nuk kanë as dite dhe as nate. Nuk kanë kohë kohe te pine e te hane, te qeshin dhe te bejne humor ne rrjetet sociale, apo te pakten te shprehin inat.

Dhe mbi të gjithë mjekët. Vija e parë e zjarrit në luftën botërore. Ata luftojnë për ne. Ne duhet të luftojmë për veten.

Degjojme cdo cast perse ndodhi, nga erdhi, sa do te zgjasë. Askush nuk ka një përgjigje. Tmerri është shumë më i frikshëm kur nuk i dihet fundi.

Dhe duhet pritur. Të ruajmë distancen edhe me ata që i kemi aër zemrës. Të kujdesemi per higjenen dhe te presim. Nese kjo eshte ajo qe te duhet te kemi nje numer ne rradhe perse jo?  Te pakten nuk do t’i leme kenaqesine ketij perbindeshi te vogel e tokes te na gelltise, por atyre duarve dhe bluzave të bardha që të na kurojne. Le te heqim dore nga stili i sjelljes si kope. Le të ndihmojme fatin tone. Nuk jemi burgosur me te huaj, por me te dashurit tane.

Paradoks, sot ne shek 21 na mesojne si të kujdesemi per higjenen dhe te ruajme distancen.  Te mos prekim fytyren tone. Me perpara na edukonin të mos preknim të tjera gjëra dhe të kishim kujdes nga të tjera gjëra. A nuk duket si një model prehistorie? A thoni e kemi zemeruar kaq shume natyren dhe Perendine dhe tani po shohim se forca e njerëzimit është në të njëjtën kohë edhe dobësia e tij ekstreme? Duhet të reflektojmë. Tani kemi fiks atë që na ka munguar aq shumë: kohën. Të qëndrojmë mbyllur, të jemi te duruar e te ndihmojme veten dhe te tjeret. Për të kuptuar përfundimisht se në këtë botë të madhe ku kemi ardhur si mysafirë, duhet të respektojmë rregullat e vetë botës. Shtëpisë sonë të madhe që e ndërtojmë përditë duke e shkatërruar dhe e shkatërrojmë atëherë kur mendojmë se ndërtojmë të nesërmen për fëmijët e palindur ende.

  *Psikologe Klinike

Toronto/Kanada

Next Post
Më vonë “copëtojeni” Ramën, por sot ai po bën gjënë e duhur!

Më vonë “copëtojeni” Ramën, por sot ai po bën gjënë e duhur!

Comments 2

  1. Feim selmani kumanove says:
    6 years ago

    Te lumte sakte te gjitha cka I cekur sakte.natyra po tregon se cfar gjendje jemi shek 21.respekt.

    Reply
    • Anonymous says:
      6 years ago

      Faleminderit

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In