• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta për bazën e partisë, berishistët apo bashistët, kjo është çështja…

by Artur Ajazi
12/09/2021 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike qysh në fillimet e saj, u pozicionua si “parti  krahinore”. Këtë gjë e bëri pikërisht Sali Berisha dhe shpura e tij që vinte kryesisht nga mentaliteti i “principatës”. Dalëngadalë, në kupolën drejtuese të asaj partie nga fillimi deri sot, nisën të ngjiten me rradhë njerëzit mbështetës të Sali Berishës, duke kapur drejtimin e forumeve kryesore të saj.

Në median e saj, në kryesinë e saj, në Këshillin Kombëtar dhe “pikat kyçe” ku Doktori mund të kishte besim të plotë, do të gjeje kryesisht njerëzit e besuar të tij. Ishte porosi  padyshim, ashtu siç edhe u veprua pas 1992 me dyndjet drejt Tiranës, duke synuar të kishte sa më shumë votues. Partia Demokratike ngjasonte me një “principatë” ku ai që vinte nga Shkumbini e poshtë, ishte “i lënë pas dere”,edhe  pse kishte dhe premtonte kontribute për lirinë, demokracinë, progresin shoqëror, etj.

Me dashjen e plotë dhe dijeninë e tij, Berisha krijoi “principatën e fortifikuar” me njerëz të klanit dhe krahinës tij. Për këtë askush nuk  mund të më kundërshtojë. Mjafton të thuash se 99 per qind e Gardës ishin tropojanë, mjafton të thuash se 99 per qind e uniformave blu (kryesisht drejtuesit) ishin tropojanë, mjafton të thuash se 99 per qind e zyrave ishin të mbushur me tropojanë. Dukej sikur Berisha kishte menduar se do të ishte i përjetshëm në qeverisje, apo dhe në krye të PD-së. Por ja që “bota rrotullohet”.

Ai nuk kishte besimin të zgjidhte pasuesin e tij Sokol Olldashin (toskë),një prej bashkëpunëtorëve më të afërt, por përzgjodhi Lulin, prej të cilit do të merrte ndëshkimin dhe zhgënjimin e jetës. Sot Sali Berisha është jashtë mureve të SHQUP-it, (principatës) edhe pse thotë se “mund të futen në seli sa herë të dua”. Ajo parti sot është prona e Lulzimit, njeriut që dukej sikur “do të ishte i përulur përjetësisht ndaj Berishës”, dhe Doktori nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur gjë. Por përtej kësaj, më e rëndësishme është të kuptojmë se, nga sot e tutje, ajo parti ka gjasa të ndahet në “bashistë dhe berishistë”.

Duket se beteja do të jetë  e gjatë dhe e pabarabartë. Kjo është e sigurtë. Sali Berisha nuk mund ta pranojë të flaket nga selia e Partisë Demokratike, nga Luli, qoftë edhe për hir të amerikanëve. Shumica në grupin parlamentar të PD-së, duket sikur po përkrahin Lulin, por ajo që mbetet një problem i madh për të ardhmen e tij “si kryeministër i ardhshëm”, është baza e asaj partie, janë votuesit. Eshtë pikërisht ajo, anëtarësia  që edhe në 8 vitet e shkuara, kishin si “busull” drejtimi Sali Berishën dhe jo Lulin.

Sërish do të jetë ajo, që pas vendimit të tij për përjashtimin e Berishës, ti bashkohet këtij të fundit në rrugëtimin  statutor për shkarkimin e Bashës si kryetar partie. Shumë shpejt, ne do të shohim një kryesi të ndarë, një Këshill Kombëtar të copëzuar, dhe një anëtarësi të çoroditur, e cila me gjasë do ti bashkohet shpejt Doktorit. Kjo mbetet drama e vërtetë e Partisë Demokratike, e cila edhe pse shumë mëndje thonë se “do ta detyrojë Lulin të dorëhiqet”, sërish besoj se ai do të qëndrojë aty, siç bëri pas 5 humbjeve rresht përballë Ramës. Luli nuk e njeh humbjen  ashtu siç nuk njeh edhe “sedrën e burrit”, sepse të kryetarit nuk e diskuton. Këtej e tutje, lufta për të kapur dhe patur mbështetjen e bazës së partisë, do ta shpjerë atë forcë politike drejt rrënimit, ku e keqja më e vogël mbetet  copëzimi i saj.

Next Post
Cilët janë shkaktarët e vdekjeve në Kosovë nga COVID-19?

Cilët janë shkaktarët e vdekjeve në Kosovë nga COVID-19?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In