• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta nuk bëhet në studiot e Netflix

by
06/04/2022 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Perlat Kapisyzi

Për hir të qindramijra jetëve që mund të shpëtohen dhe shmangjes së një lufte botërore guxova të flas Dutch.

Kundër dëshirës sonë jemi bërë dëshmimtarë të disfatave të herëpashershmme të arsyes , triumfit më të paturpshëm të brutalitetit, intrigës,mashtrimit, hipokrizisë pa të kuq, që shënon  kronika e e kalimit midis shekujve 20-21 dhe në vazhdim.

Gjatë intervalit midis mjekrës padalë   dhe mjekrës të zbardhur  kanë ndodhur shumë ndryshime.. me shumë shndërime rrënjësore nga ç mund të ndodhin në shumë breza.

Gjatë rrugëtimit tonë qetësia dhe rehatia i kanë lënë vendin shpirtit të trazuar dhe të këputur, zhgënjimit vrastar dhe asnjanjësive brengosëse po aq mëkatare sa mëkatuesit.

Trazimet e shpirtit ,  urtësimet e mëndjes nga gjithëçka e mirë por edhe nga pësimet janë  pasuar nga ndjenja të forta jo pa lënë gjurmë në shpirtin e gjithë secilit.

Dhe në momentin kur fillojmë përpjekjet për të arritur nje pakënaqësi të ekuilibruar papritur vjen vorbulla e harbuar  e jetës e cila fashit përpjekjet për ekuilibër. Jeta na mësoj të ulnim kokën që mos përplasnim ballin pas ushtës së padukshme.

Jeta jonë përgjatë KOVIDIT por edhe në vazhdim ndryshoj aq fort sa më duket se kam jetuar tre  jetë,para kovidit, gjatë kovidit dhe mbas kovidit. Dhe kjo ka bërë të pa mundur të përdorë emrin jetë në njëjës.

Shumë qartazi kuptohet se përjetimi i tre jetëve nuk ka qënë  në trajtën e një jete drejtvizore- pa të tatëpjeta, të përpjeta, pa tronditje ,pa reziqe, pa tendosje të lehta apo të mundimshme.

Historia u tregua e pa kursyer dhe e  pa mëshirshme, me brezin tonë , na përfshiu njëherish në ngjarjet e komunizmit, shëmbjes së tij, ngjarjeve të 97, zhgënjimin e madh tek besimi për ndryshime  të shpejta që do sillte demokracia, tërmetet shkatrues , pandeminë KOVID 19, vrasëtare, lënduese nga e keqja,vesi që ngritën kokë në të till erësirë dhe rezikuan të bëheshin masiv.

Në këtë kohë u përfshihim si dëshmitar por edhe si bashkëvuajtës të luftës në Ukrainë, me plot dhimbje për gjithçka po ndodh dhe  ankth që shkakton reziku i një lufte botëre që shumëkush e quan të trete por unë do ta quaja të katërt – duke konsideruar pandeminë KOVID SARS CoV 2 luftë të tretë botërore.

Siç duket dora e fatit nuk po na i lëshon mëngën duke u përjekur tna tërheqi mbrapa, duke mos rreshtur të na penguari  për të përjetuar  momentet plot gëzim, qetësi dhe pa ngjarje tendosjesh kokëçarëse dhe shpirtlënduese

Ndodhemi përballë një kthese tjetër të vështirë jo vetëm nga grada e përkuljes por  edhe nga padija për gjatësinë e saj, lufta në Ukrainë.

Zelenski i drejton pyetjen këshillit të sigurimit: Ku është siguria që Këshilli i Sigurimit duhet të garantojë?”

Është pyetje sa naïve aq edhe luftënxitëse ,retorika e së cilës  nuk e di pse më kujton proverbën” I mbyturi të mbyt”

Midis rrjeshtave të pa ekuilibruar në këtë pyetje më duket sikur lexoj : Përse nuk filloni luftën e katërt botërore? Përse të vriten vetëm ukrahinas të pafajshëm le të vriten e të shuhen komunitete të tjera nga lufta bërthamore.

Ndoshta Zelenski vazhdon të mendoj me mentalitetin e aktorit dhe presidentit në Netflix.

Është momenti që dikush duhet të bisedoj me atë por vetëm në gjuhën Dutch- bisedë e drejtëpërdrejtë, pa huazime nga gjuhët e tjera kushdo qofshin politikanët.

E them këtë duke kujtuar traditën komunikuese të hollandezëve të cilët pranojnë ti quajnë të ashpër për hirë të sinqeritetit të cilin e çmojnë shumë, thonë atë ç’ farë mendojnë.

I nderuar President Zelenski,

Qindra mijra shpirtra të larguar e trupa të masakruar i le në duart e agresorit në emër të pavarësisë të disa teritoreve që  i përkasin Ukrainës duke bërë shpatarin shpirtëror të tyre.

Politikisht por edhe shpirtërisht a duhet të vazhdosh të luftosh duke shtuar vdekjet e sigurta të bashkëatdhetatëve të tu, duke rritur numrin e qyteteve gërmadha në atë masë  ku shkallët janë bërë të panevojshme?

A e ke menduar ndonjëherë që për të mbrojtur popullin e Ukrainës nga mizoria e rekrutëve rus duhet të nënshkruash paqen e disfavorshme por të përkohshme?

Por kur ishit në Bucha që ipatë “ad oculos” bashkëatdhetarët e tu pa frymë, të masakruar dhe vështrime të zhgënjyera, a ndjetë ndopak pendesë jo vetëm që nuk munde ti mbrosh por të paktën ti kishe larguar prej andej?

A ke menduar vallë që Putin një ish oficer KKB nuk do tërhiqet nga qëllimi i tij pa i u dridhur dora dhe i dhëmbur zemra jo vetëm për ushtarët e tij por edhe për qindra  mijra ukrainas të tjerë që do të vriten dhe qytete të tjerë që do rrënohen?

A Ju ka shkuar ndopak ndërmend që keni në dorë fatin e miliona njerëzve që jetojnë në varfëri dhe të gjithë botës?

Janë pyetje që nuk po ti bën një frikacak kapitullues por një bashkëjetues në  këtë botë ku po jeton edhe ti por jo ata 100 mijra bashkombës që nuk munde ti mbrosh nga mizoria e ushtrisë ruse.

Janë pyetje që ti bënë një bashkëvuajtës për gjithçka që po i ndodh popullit ukrainas.

Përpara shkatrimeve dhe kufomave pa fund të bashkëatdhetarëve a duhet të vazhdosh luftën vrastare ndonëse heroike, apo duhet të nënshkruani paqen në emër të mijra jetëve të shpëtuara?

Pa një luftë të katërt botërore askush nuk mund të ndali Putinin drejt gjakderdhjes përveç  Ju i nderuar president.

Nuk jeni më në Netflix por në “ filmin” e jetës për të mbrojtur jetët e atyre që Ju besuan si president dhe besomëni kjo nuk bëhet veçse me paqen e domosdoshme dhe dhimbjen e përkohshme dhe aspak me ankimet zhgënjyese dhe naive nëpër kancelaritë botërore.

Për hirë të qindramijra jetëve që mund të shpëtohen dhe shmangjes së një lufte botërore guxova të flas Dutch duke  marr përsipër  vrazhdësinë pasuese të kujdo.Fola pa pretenduar se e drejta është vetëm me mua.

Nuk mjafton të bëshë shpatarin shpirtëror të një populli duhet patjetër të jesh edhe Dalai Lama i tij.

Posaçërisht për Javanews.al

Next Post
Vendimi/ Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Durrësit, ja kush e zëvendëson

Vendimi/ Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Durrësit, ja kush e zëvendëson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

May 11, 2026
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

May 11, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!

May 11, 2026
Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

May 11, 2026
Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

May 11, 2026
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

May 11, 2026
Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

May 11, 2026
S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

May 11, 2026
“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In