• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta nga e cila njohëm njëri tjetrin!

by Mero Baze
25/03/2019 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Laurën e gjeta në sheshin para Pallatit të Sportit në Tiranë. Po përpiqej të villte, por në fakt ishte e pafuqishme. Dukej se ishte diçka mes 8 apo 9 vjeçe. I vëllai i saj, Liridoni, edhe më i vogël, i qëndronte i hutuar në krah ndërsa një grua i mbante ballin me dorë. Ndoshta halla e tyre.

Fëmijët e mi ishin diçka më pak se aq në moshë. Kur u nisa për tek Pallati i Sportit, familja që kisha në kokë për të marrë në shtëpi, ishte pak a shumë një familje që kishte dy fëmijë të vegjël.

Laura dhe Liridoni sapo kishin mbritur nga Kukësi me kamionë, bashkë me familjen e tyre të madhe.

E pyeta ku e kishte babain dhe nënën.

Na pa, paksa e hutuar dhe u nis para nesh pa folur. Na çoi tek ata.

Ishin një familje e madhe, ku bënin pjesë dhe hallat e fëmijëve, gjyshi dhe ndoshta njerëz të tjerë, që nuk i takova më.

-Prindërit e këtyre dy fëmijëve mund të vijnë tek ne në shtëpi,- u thashë, pa ditur kujt t’i drejtohesha.

Ata po shikonin njëri tjetrin me ngurim, dhe mosbesim. Mendova se nuk më kuptuan çfarë thashë.

-Kush janë prindërit,- i pyeta përsëri, paksa më ngadalë.

-Unë jam Ahmeti,- më tha një burrë i mbushur që dukej mbi të 40 –tat. Gruaja e tij e imët e kishte emrin Sofie, një emër i pazakont mes refugjatëve të luftës, që vinin nga Kosova. Ishin nga Nabërxhani i Pejës.

-S’po di, tha një burrë më i vjetër se ata. Ty të falemnders, por ne nuk ndahena. Ose do rrijmë bashkë këtu, ose do shkojmë diku bashkë.

Të terrorizuar, duke ikur mes rrezikut të përdhunimeve dhe ekzekutimeve, plaku i madh i familjes, rrezatonte fuqinë e një lloj garanti, tashmë në Shqipëri, ku “nami” që vendi ishte i mbushur me “rrebelë” kishte dy vjet që kishte krijuar një mit në Kosovë.

-Nuk ka kush apartament t’u marrë të gjithëve,- u thashë, duke parë hezitimin e tyre. Askush nuk ka një shtëpi kaq të madhe këtu. Unë mund të marr dy fëmjët dhe prindërit…!

Më shikonin prap në heshtje me kokën ulur, duke parë tinëz nga ai “garanti”, që nuk e mora vesh kush ishte.

-Jam gazetar,- i thashë në përpjekje për t’u dukur më bindës. Merrni kartëvizitën time dhe nëse doni të vizitoni mund të vini kur të doni.

Ahmeti e mori jo pa drojë kartëvizitën.

-Po flas me vëllaun në Zvicer,- më tha dhe iku pak më tutje.

U zhduk pak dhe mu desh të vazhdoja t’i bindja me të folurën time të shpejtë, aspak komode për t’u kuptuar prej tyre.

Nuk më kthente përgjigje askush. Më i madhi prej tyre që po bëhej pengesë, më shikonte me mosbesim, por vazhdonte thoshte: “Ani ty të faleminders, por ne nuk ndahena.”

Ahmeti u kthye shpejt nga shmangia që bëri pasi mori kartëviztën.

-E njeh Gania,- u tha atyre. Është gazetar. E njeh Gania në Zvicer. Bën me shku.

Për një moment ky Ganiu më duk njeriu më i rëndësishëm i botës. Ai në fakt ishte një nga veprimtarët e qeverisë së Kosovës në Zvicer që me sa duket më njihte nga shkrimet në gazetat e Kosovës që botoja prej vitit 1992. Për t’ua bërë më të sigurt dhe unë thashë që e njoh Ganiun, pasi ma përshkruan punën e tij. Në fakt më vonë fola në telefon me të dhe njihnim disa miq të përbashkët. Ishte Gani Lipa, kështu njihej mes njerëzve të qeverisë së Kosovës dhe merrej me logjistikën e luftës.

Nata e parë e tyre në apartamentin tonë të bollshëm nuk shkoi keq. Edhe pse hëngrën shumë pak, për shkak të drojës dhe mos njohjes, por ndoshta dhe ushqimit, mu duk sikur u qetësuan.

Të nesërmen kur ne ikëm në punë dhe i lamë vetëm në shtëpi nisi drama e tyre. Të gjitha porositë që gruaja ime i kishte dhënë Sofies për të përgatitur drekën dhe për të përdorur lavatriçen kishin dështuar.

Sofia nuk kishte kuptuar asgjë. Në drekë i gjetëm të mërzitur sikur u kishte ndodhur një fatkeqësi e re. Dhe nuk kishin futur asnjë një gjë në gojë.

Ai ishte momenti kur kuptova se të marrësh dikë nga lufta në shtëpi, nuk është thjeshtë të marrësh disa mysafirë, apo ta konsiderosh shtëpinë hotel për ta.

Ata kishin hyrë në shtëpi bashkë me dramat e tyre, me traumat e luftës, me mosnjohjen e Shqipërisë, me paragjykimet ndaj saj dhe mbi të gjitha me diferencat kulturore krahinore dhe pse jo shtetërore.

Dhe na u desh të ndryshonim, të flisnim më shumë me ta, ti pyesnim për fshatin apo hallet e tjera.

Laurën me Liridonin pasi i prezantova me dy djemtë e mi, pak më të vegjël se ata, dhe shokët e tyre të pallatit, i shpalla të paprekshëm.

-Kush prek Liridonin, do ndëshkohet, u thashë porosi fëmijëve të pallatit.

Një javë pasi ata ishin bërë banorë të pallatit tonë, një ditë, ndërsa kthehesha nga puna, dëgjova fëmijët e pallatit të këndonin në kor një këngë të Kosovës: “Kosova lind veç trima, ju na i lini fëmijët jetima…”!

Liridoni me Laurën kishin mbledhur fëmijët e pallatit dhe po iu mësonin këngën e tyre. Dhe po e këndonin të gjithë së bashku.

Klausi, djali i Ylli Rakipit, që po refuzonte të këndonte sa më pa mua më doli para.

-Xhaxhi Mero,- tha, ti thua e kemi vëlla këtë Liridonin, por ky do të bëjmë vetëm çfarë thotë ky dhe na kërcënon që po nuk bëmë, do të thotë ty, “se e kemi ngucur”.

Ai ishte momenti që e kuptova se Laura dhe Liridoni më në fund ndjeheshin në shtëpi të tyre.

E qetësova Klausin, por ai vazhdoi ankesat e veta.

-Dhe ne kemi një kosovar në shtëpi tha. Ka ardhur që pardje. Është kushëriri i mamit. Tha që do iki në luftë në UÇK!

-Shumë mirë, -i thashë për t’i rënë shkurt.

-Xhaxhi Mero, po ai po fle, nuk po ikën në luftë,- tha i pikelluar. Pse nuk po ikën apo nuk ka nisur lufta…?

Nuk ja shpjegoja dot. Klausi më në fund e kishte gjetur një hero në fisin e vet, por ai po e zhgënjente.

U ngjita i lehtësuar në shtëpi ku dhe Sofia e kishte kuptuar dhe e kishte më të qartë, se domate nuk ishin patëllxhanat dhe sobë nuk ishte dhoma, por ai “shporeti” që gatuan. Paqja mes nesh kish rënë.

Futja e tyre në shtëpitë e qytetarëve të Tiranës kishte një efekt të fortë psikologjik. Ishte një luftë e re, një luftë që e prodhonte ndarja jonë e gjatë dhe izolimi mes dy anëeve të një shoqërie.

Ardhja e tyre e dhunshme në Shqipëri po shërbente në njëfarë mënyre dhe një imponim i dhunshëm për të njohur realisht njëri-tjetrin. Ishte një shërbim i madh, gati historik dhe i papërsëritshëm që na shërbeu, edhe pse nuk e kërkuam.

Laura sot është nënë me fëmijë dhe jeton në Suedi. Liridoni ka mbaruar Universitetin në Prishtinë dhe jeton në Pejë.

Më shkruajnë herë pas here si për të më kujtuar, se pjesa më e mirë e kësaj historie, ishte 20 vite më parë. Atëherë kur ndjeheshin të fituar.

Next Post
Morgu i Prishtinës strehon 300 mbetje mortore që nuk i del askush

Zbulimi i kufomës së dekompozuar në Pukë, zbulohet emri i të ndjerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NYT: Trump po shqyrton marrëveshje tregtare me Putinin përpara përfundimit të luftës!

NYT: Trump po shqyrton marrëveshje tregtare me Putinin përpara përfundimit të luftës!

September 18, 2026
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

EMRI/ Shfrytëzonte vajza nga Europa Lindore për prostitucion, prangoset në Dibër i dënuari me 9 vite burg në Itali, do ekstradohet!

September 18, 2026
EMRAT/ Tentativë vrasjeje, drogë dhe armë, arrestohen në Itali 2 të kërkuar ndërkombëtare, pritet ekstradimi nga Interpoli!

EMRAT/ Tentativë vrasjeje, drogë dhe armë, arrestohen në Itali 2 të kërkuar ndërkombëtare, pritet ekstradimi nga Interpoli!

September 18, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Konflikti për pagat, Rama thirrje për ‘paqe’ magjistratëve: Të ulemi së bashku me KE në një tryezë pune, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë

September 18, 2026
Dekretoi ligjin për pagat e magjistratëve, PD akuza Presidentit! Kaso: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

Dekretoi ligjin për pagat e magjistratëve, PD akuza Presidentit! Kaso: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

September 18, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

September 18, 2026
Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

September 18, 2026
“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

Qeveria e Malit të Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

September 18, 2026
Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

September 18, 2026
“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com