• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta në Ukrainë/ Zv.kryeministri italian: Shefi i NATO-s, “njeri i rrezikshëm”

by Java News
28/05/2024 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini e ka quajtur sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, një “njeri të rrezikshëm” për propozimin e tij për të lejuar Kievin të godasë objektivat në Rusi me armë perëndimore. Një veprim i tillë mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore, ka paralajmëruar Salvini.

Në një intervistë me The Economist javën e kaluar, Stoltenberg pretendoi se është koha që aleatët e bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja të rishqyrtojnë të gjitha kufizimet.

Shefi i bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja përsëriti qëndrimin e tij të hënën gjatë një konference për shtyp në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s 2024 në Sofje, Bullgari, komente të cilat Salvini i hodhi poshtë si “të rrezikshme dhe të pamatura”.

“Ky zotëri është i rrezikshëm sepse të folurit për një Luftë të Tretë Botërore, për armët perëndimore të afta për të goditur dhe vrarë brenda Rusisë, më duket shumë, shumë i rrezikshëm dhe i pamatur,” u tha ai gazetarëve të hënën.

Zyrtarë të lartë italianë, përfshirë kryeministren Giorgia Meloni, kanë hedhur poshtë thirrjet publike të Stoltenberg për një ndryshim politikash. Kryeministrja italiana ka këshilluar “kujdes më të madh”.

Të dielën, Salvini tha në një tubim zgjedhor se Stoltenberg “nuk mund të flasë në emër të popullit italian”.

“NATO-ja nuk mund të na detyrojë të vrasim në Rusi, as askush nuk mund të na detyrojë të dërgojmë ushtarë italianë për të luftuar ose të vdesin në Ukrainë”, tha Salvini, duke argumentuar se Roma po i dërgon armë Kievit vetëm për të “mbrojtur veten”, jo për të “luftuar, goditur dhe të vrasë jashtë territorit të saj”./m.j

Next Post
“Altin Dumanin e kam patur vartës”, Sula: Jam i vetmi politikan që ia përmend emrin!

“Altin Dumanin e kam patur vartës”, Sula: Jam i vetmi politikan që ia përmend emrin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In