• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta në Ukrainë/ Medvedevi paralajmëron për ‘apokalips’: Me shekuj, njerëzit do të harrojnë jetën e tyre të dikurshme

by Java News
28/02/2023 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Dimitri Medvedev paralajmëron për një apokalips bërthamor. Sipas ish-presidentit rus Dimitri Medvedev, furnizimi i vazhdueshëm me armë i Ukrainës mbart rrezikun e një katastrofe bërthamore botërore. Natyrisht që “dërgimi i armëve” mund të vazhdojë dhe “të parandalojë çdo mundësi për rifillimin e negociatave,” tha nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të përditshmen pro-qeveritare Izvestia.

“Armiqtë tanë po bëjnë pikërisht këtë dhe nuk duan ta kuptojnë se qëllimet e tyre me siguri do të rezultojnë në një fiasko totale. Një humbje për të gjithë. Një kolaps, një apokalips. Ku me shekuj njerëzit do të harrojnë jetën e tyre të dikurshme, derisa rrënojat dhe mbeturinat të pushojnë së rrezatuari”, tha Medvedevi.

Edhe lidhur me planin kinez prej 12 pikash për t’i dhënë fund luftës, qeveria e Moskës nuk sheh aktualisht kushte për një zgjidhje “paqësore”. “Ne po e shqyrtojmë me vëmendje të madhe planin e miqve tanë kinezë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Por për momentin ne nuk shohim parakushte që gjërat të shkojnë drejt paqes”, tha Peskov, duke shtuar se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë po vazhdon.

Në përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit rus Kina prezantoi një dokument në të cilin, ndër të tjera, bën thirrje për armëpushim dhe negociata. Diplomatët dhe ekspertët perëndimorë reaguan me skepticizëm dhe zhgënjim, pasi dokumenti me dymbëdhjetë pika nuk solli ndonjë ide të re. Përveç kësaj Kina konsiderohet një aleate e ngushtë e Rusisë dhe kurrë nuk e ka dënuar qartë pushtimin e Ukrainës.

/s.f

 

 

Next Post
“A është tradhti?”- Modelja kiliane: Kam video në shtrat me Ronaldon

“A është tradhti?”- Modelja kiliane: Kam video në shtrat me Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com