• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në Ukrainë/ Gazjellësi rus Nord Stream 2 shpall falimentin, s’përballoi dot sanksionet! Pushohen të gjithë punonjësit

by Java News
01/03/2022 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania e gazsjellësit rus Nord Stream 2 ka shpallur zyrtarisht falimentin këtë të martë pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Këtë e ka konfirmuar një zyrtar zviceran për median shtetërore SRF.

Sipas The Guardian, kompania gjithashtu pushoi nga puna të gjithë punonjësit e saj, duke vënë në dukje sanksionet amerikane si arsyen e kolapsit të kompanisë.

Këtu janë më shumë detaje mbi falimentimin nga Sam Jones i Financial Times:

Duke folur për SRF të martën në mbrëmje, drejtori ekonomik i rajonit ku ndodhet Nord Stream, tha se autoritetet kantonale janë informuar sot se biznesi nuk ishte në gjendje të vazhdonte funksionimin e tij.

Çfarë është “Nord Stream 2”?

Një tubacion gazi natyror 1,230 kilometra i gjatë nën Detin Baltik, që shtrihet nga Rusia deri në brigjet baltike të Gjermanisë.

Ai do të dyfishonte kapacitetin e gazsjellësit të mëparshëm “Nord Stream”, duke ofruar 110 miliardë metra kub gaz në vit dhe do të anashkalonte Ukrainën dhe Poloninë, të cilat do të humbnin përfitimet nga tarifat e tranzitit të gazit natyror rus përmes territorit të tyre. Ata thonë gjithashtu se projekti do të rriste ndikimin ekonomik të Rusisë mbi Evropën.

Tubacioni është mbushur me gaz natyror, por ende nuk ka hyrë në funksionim sepse është në pritje të miratimit nga rregullatorët gjermanë të shërbimeve dhe Komisioni Evropian.

Cili është interesi i Rusisë tek gazjellësi “Nord Stream 2”?

Kompania shtetërore Gazprom thotë se gazjellësi do të plotësojë nevojat në rritje të Evropës për gaz natyror me kosto të përballueshme dhe do të plotësonte gazjellësin ekzistues që kalon përmes Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Evropa importon pjesën më të madhe të gazit natyror që konsumon, dhe rreth 40% e sasisë së importuar vjen nga Rusia. “Nord Stream 2” do të ofronte një alternativë ndaj sistemit të vjetëruar të Ukrainës, kosto më të ulët duke kursyer tarifat e tranzitit të paguara në Ukrainë dhe Poloni dhe do të shmangte rastet e ndërprerjeve të shkurtra të furnizimit me gaz natyror, si ato që ndodhën në vitet 2006 dhe 2009 për shkak të mosmarrëveshjeve për çmimin dhe pagesat midis Rusisë dhe Ukrainës./m.j

Next Post
Misteri: Përse Ukraina nuk e sulmon autokolonën 64 km të Rusisë, që po marshon e qetë drejt Kievit

Misteri: Përse Ukraina nuk e sulmon autokolonën 64 km të Rusisë, që po marshon e qetë drejt Kievit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In