• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në Ukrainë/ “Bota do të përballet me krizën më të rëndë të energjisë”

by
18/03/2022 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Ukrainë me kalimin e kohës do të shkaktojë edhe krizën e parë globale energjetike të këtij lloji dhe kombet në mbarë botën duhet të përgjigjen duke reduktuar përdorimin e naftës dhe gazit.

Sipas asaj që raporton Index Spectator që e citon edhe Neë York Times pasojat e pushtimit rus të Ukrainës ka të ngjarë të intensifikohen gjatë disa muajve të ardhshëm duke sjellë kështu probleme të rënda në këtë sektor kaq të rëndësishmë ekonomik.

Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i agjencisë është shprehur se kjo krize energjie mund të përfshijë vec naftës edhe gazin natyror,- i cili ndikon në transportin dhe energjinë elektrike duke ngritur kështu shqetësimin për furnizim në një pjesë të madhe të vendeve si dhe duke ndikuar në tregjet globale.

Agjencia rekomandoi 10 hapa të menjëhershëm që kombet mund të ndërmarrin për të kursyer naftën, të tilla si: njerëzit të punojnë nga shtëpia deri në tre ditë në javë, të zgjedhin të marrin për në punë  trena, të shkurtojnë udhëtimet me aeroplanë kur është e mundur. Masat e rekomanduara përfshijnë gjithashtu të dielat pa makina në qytete, përdorimin e karburantit të gjelbër etj.

Nëse ekonomitë e përparuara zbatojnë të 10 rekomandimet, ato mund të ulin kërkesën për naftë me 2.7 milionë fuçi në ditë. Në Bashkimin Evropian, i cili vitet e fundit ka marrë rreth 40 për qind të gazit natyror dhe më shumë se një të katërtën e naftës së papërpunuar nga Rusia, udhëheqësit kanë inkurajuar qytetarët të kursejnë energjinë.

Presidentja e BE, Ursula von der Leyen u ka kërkuar europianëve që të gjithë tanimë mund të bëjnë diçka. Biden u ka kërkuar kompanive të naftës që të rrisin prodhimin. Në terma afatgjatë, thonë zyrtarët e administratës, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë një tranzicion mes lëndëve djegëse fosile dhe të zhvillojnë më shumë burime të energjisë diellore, të erës dhe të tjera të pastra.

Ndërsa vendet perëndimore përpiqen të merren me krizën humanitare dhe problemet e energjisë që rezultojnë nga lufta në Ukrainë, Birol është shprehur se përveç kësaj krize ekziston edhe një tjetër krizë ajo klimatike. Kreu i kësaj agjensie ka bërë të ditur se 10 masat që janë në tryezë vec krizës në tregun e naftës japin zgjidhje edhe për objektivat klimatike.

/b.h

Next Post
TV shtetëror i Moskës konfirmon vdekjen e komandantit rajonal të forcave ajrore: Pesë ushtarakë rusë vriten në Ukrainë

TV shtetëror i Moskës konfirmon vdekjen e komandantit rajonal të forcave ajrore: Pesë ushtarakë rusë vriten në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In