• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta në Ukrainë/ Baerbock këmbëngul për tërheqjen e të gjitha trupave ruse: Një paqe në këto kushte s’do sjellë sigurinë e shumëpritur

by Java News
01/05/2022 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock skicon kushtet për një paqe të qendrueshme. Ndërsa ambasadori ukrainas dëshiron armët më moderne gjermane.

Tërheqja e të gjitha trupave ruse nga Ukraina është sipas ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock kushti për një paqe të qendrueshme në Europë dhe për fundin e sanksioneve kundër Rusisë. “Një paqe në kushtet, që ka diktuar Rusia, nuk do të sjellë as në Ukrainë dhe as në Europë sigurinë e shumëpritur”, tha Baerbock për gazetën “Bild am Sonntag”. Në rastin më të keq kjo do të nënkuptonte ftesën për një luftë tjetër – edhe më pranë kufijve gjermanë.

Putin e ka shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme rendin e paqes në Europë. Një rrugë kthimi përpara 24 shkurtit nuk ka: “Ne kurrë më nuk mund të kemi besim vetëm tek premtimet e Putinit.” Ndaj tani duhet ndihmuar Ukraina, që ajo të mbrohet prej ndërhyrjes ruse dhe sulmeve të ardhshme. “Paqe të vërtetë do të ketë sërish vetëm kur të gjithë në Europë do ta kuptojnë, që në një luftë në fund nuk ka asnjë vend fitues, por që të gjithë janë vetëm humbës”, tha Baerbock për gazetën Bild.

Andrij Melnyk, Botschafter der Ukraine

Ambasadori ukrainas në Berlin, Andrij Melnyk

Ambasadori ukrainas Melnyk dëshiron nga Gjermania armët më moderne

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, sërish kërkon armët më moderne gjermane për luftën mbrojtëse kundër ushtrisë ruse. Tanket Gepard të premtuara janë 40 vjet të vjetra, u ankua ai në një bisedë për gazetën “Bild am Sonntag”. Ndërkohë që për të mposhtur Rusinë, „neve na nevojiten armët më moderne gjermane”. Konkretisht ai përmendi furnizimin sa më shpejtë me 88 tanke Leopard, 100 Marder, hauci vetëlëvizës e „shumë më tepër”.

Melnyk e quajti „tërësisht të pakuptimtë” drojën se përmes furnizimeve me armë mund të konsiderohesh palë lufte. Sipas tij Putini prej kohësh e konsideron  Gjermaninë palë lufte. Kush do ta pengojë përhapjen e mëtejshme të luftës së tij, „duhet të ndihmojë tani, për t’i treguar kufijtë Putinit”. /DW

g.kosovari

Next Post
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia/ Diplomati: Është realitet i pakthyeshëm

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia/ Diplomati: Është realitet i pakthyeshëm

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    O idiot.Srmët gjermane edhe ty do të të vrasin.Ti godet rusin ai të vret ty.Jo me gjuhën e armëve,por me dialog dhe argumente bindëse.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In