• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta në prag?! Grupi para-ushtarak famëkeq rus, “Wagner” hap qendër në Serbi: Drejtues personi i shpallur “non grata” në Kosovë

by Java News
08/12/2022 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi para-ushtarak “Wagner”, udhëheqësi i të cilit është Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi në kanalin “Telegram” se ka hapur në Serbi qendrën e tyre kulturore dhe informative të miqësisë dhe bashkëpunimit “Orly (Shqiponja)”.

“Me nxitim po ju informojmë për rezidencën tonë të re ‘Qendrën PMC Wagner – Qendra Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ANO Orly’. Ideologu dhe udhëheqësi i Qendrës është Aleksandar Lisov”, shprehet Yevgeny Prigozhin.

Ata kujtojnë se në vitin 2017, si rezultat i aktiviteteve të tija bamirëse, autoritetet e Prishtinës e kanë përfshirë Lisovin në listën e personave të ndaluar për të hyrë në territorin e Kosovës. Misioni i qendrës është diplomacia publike, qëllimi i së cilës është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis Rusisë dhe Serbisë”.

“Shqiponjat, si reparte të Qendrës PMC Wagner, merren me llogaritë informative të liberalëve rusë që kanë ikur në Serbi dhe po përpiqen të kryejnë aktivitete antiruse me qëllim të diskreditimit të Rusisë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve midis popullit rus dhe serb”, shkruan “The Geopost”.

Ndër të tjera, thuhet se ata së bashku me bashkëpunëtorët nga Serbia dhe Rusia i kanë ngritur një monument Princit të shenjtë rus, Aleksandar Nevskit në qendër të Beogradit.

Duke reaguar në Twitter, Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese e Fondacionit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, kujton se disa muaj më parë kishte paralajmëruar këtë lloj bashkëpunimi mes Rusisë dhe Serbisë.

“Para disa muajsh njoftova bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë në fushën e sigurisë së informacionit dhe njerëzit më thanë se jam paranojake! Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Wagner dhe Serbisë po ndodh. Cilën pjesë të këtij mesazhi nuk e kupton Perëndimi?”, shprehet Ivana Stradner.

Sipas The Geopost, përfaqësuesit e “qendrës kulturore” të përmendur ruso-serbe kanë dërguar tashmë kërcënime serioze për kritikët e regjimit në Moskë, shkruan agjencia e lajmeve sarajevase, Patria.

“Ne dimë gjithçka për ju, për një gjë ke të drejtë – drejtësia është e pashmangshme. Dhe këtë drejtësi do ta vendosim ne”, është vetëm një nga një sërë kërcënimesh drejtuar aktivistit rus kundër luftës, Petar Nikitin./m.j

Next Post
Karamuço: Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës në momentin që u godit nga 31-vjeçari

Karamuço: Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës në momentin që u godit nga 31-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Kokaina në midhje dhe kanabisi në karkaleca, ja si futej droga në Burgun 313 përmes makaronave të gatuara!

FOTO/ Kokaina në midhje dhe kanabisi në karkaleca, ja si futej droga në Burgun 313 përmes makaronave të gatuara!

August 26, 2026
Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

August 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 27 Gusht 2026

August 26, 2026
Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

August 26, 2026
Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

August 26, 2026
Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

August 26, 2026
Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

August 26, 2026
Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

August 26, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

Kur drejtësia nis para gjykatës

August 26, 2026
Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com