• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta në PD, për largimin e Bashës, apo rikthimin e Berishës?!

by Ylli Pata
22/09/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në trazirën që ka përfshirë Patinë Demokratike pas përjashtimit nga grupi parlamentar, janë përfshirë disa grupe e interesa mjaft të ndryshme në lojë.

Përveç njerëzve besnikë të doktorit; me role kryesore, ndihmëse apo figurantë, ka një pjesë që janë aty për interesa më specifike.

Disa, si përshembull deputeti i Fierit i PD-së, Luan Baçi, duket se kërkon të rrisë pozitat e tij në qark ndaj Enkelejd Alibeajt, duke afruar fanatikët e Berishës, ose kërkon të ruajë rolin e tij duke mbajtur një qëndrim më afër Berishës, por pa “firmosur” si mbështetës i tij. Në mediat pranë ish-kryeministrit, Baçi e cilësoi debatin aktual në PD, si “një gjë normale që synon thjesht t’j japë një shkundje opozitës për ta forcuar atë”. Baçi, i cili u shpreh publikisht, përfaqëson atë grupin e njerëzve që nuk duan të anohen tani për zhvillimet; pra pro apo kundër Berishës. Ky grup pret që animin ta bëjë në fund, apo në kulmin e kësaj beteje. Ky mund të quhet grupi i “oportunistëve”.

Ndërkaq, është përfshirë në trazirën e nisur në PD, edhe grupi i kundërshtarëve të Lulzim Bashës, të cilat ai i largoi apo nuk i kandidoi për deputetë dhe strukturat drejtuese.

Bujar Nishani dhe Edith Harxhi janë përfaqësueset më të njohura të këtij grupi. Ata janë të përfshirë fort e shpresojnë se nga kjo trazirë, do të ketë zhvillime të forta që do të sjellin një përmbysje të madhe në parti, ku do të largohet Lulzim Basha dhe do të integrohen ata vetë.

Por ka një gjë këtu, së bashku në paketë, përveç largimit të Lulzim Bashës, ky grup ka edhe rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të PD-së. Që do të ishte një akt politik i qartë që bie ndesh me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky grup ndoshta nuk dëshiron rikthimin e Berishës, por duke qenë se ata duan të largojnë Bashën, po e bëjnë këtë me ndihmën e doktorit, i cili nga ana tjetër kërkon si resto rehabilitimin e tij politik, pas telendisjes që i bënë amerikanët dhe vetë biri i tij politik-Lulzim Basha.

Ky qëllim, pra rikthimi i Sali Berishës, nuk mbahet i fshehtë si synim, por thuhet qartazi publikisht. Edith Harxhi, tha dje se “Sali Berisha do të rikthehet në grupin parlamentar të PD-së”.

Kështu, që kjo betejë, më shumë se për shkarkimin e Lulzim Bashës, apo “demokratizimin e PD-së”, është një lëvizje për të rikthyer Sali Berishën aty ku ka qenë pas degradimit nga amerikanët dhe Lulzim Basha.

Edhe nëse Berisha nuk merr post publik në PD, rikthimi në parti nëse ndodh, e bën atë edhe më të fortë se ishte për 8 vjet me Lulzim Bashën në hije të tij, ku gjithashtu ishte vendimtar për aktet e qëndrimet e opozitës shqiptare.

Ka një grup tjetër që përfaqësohet nga Fatbardh Kadilli, Arben Ristani, Fatos Hoxha, e të tjerë, që janë shumë më të qartë në qëndrimet e tyre politike. Edhe pse janë kundërshtarë politikë të Lulzim Bashës dhe kundërshtojnë të gjithë lidershipin e tij, e kanë kërkuar e kërkojnë ndryshime, ata nuk duan që PD të rikthehet një peng i Sali Berishës, që ky i fundit ta përdorë si mburojë politike në luftën me Amerikën.

Peshën në fund, në këtë betejë do ta kenë “oportunistët”, të cilët do të atashohen në kulmin e kësaj lufte.

Por, që politikisht beteja të marrë një sens edhe më të rëndësishëm politik, i takon kundërshtarëve të Bashës që nuk duan kthimin e Berishës, të bëhen më aktivë pa pasur nevojë që të mbrojnë Lulzim Bashën. Ndërsa ky i fundit, është i detyruar që të marrë edhe një vendim më të fortë se ai i pari që ishte jo i plotë për Sali Berishën, për tu bërë realisht një lider i plotësuar…

Next Post
Patozi: Berisha e Basha do të largohen nga PD njëri pas tjetrit, kjo është zgjidhja

"Beteja përfundon kush vritet i pari"/ Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In