• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta ndaj korrupsionit, Basha: Mbështetje totale e pa kushte për SPAK. Mundësi për të pastruar politikën

by Java News
07/11/2023 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD ka komentuar sot projektligjin e propozuar prej tij për vetingun e politikanëve, luftën që SPAK po bën ndaj korrupsionit dhe marrëveshjen për emigrantët.

Vetingu i politikanëve për kryetarin e PD, ështe mundësi për të pastruar politikën dhe për të dëshmuar kush janë politikanët e korruptuar e kush jo, kush janë politikanët e lidhur me krimin e kush jo.

“Projektligji që është depozituar dje, është projektligji për vettingun e politikanëve, pra ajo që ka ndodhur prej vitesh me gjyqtarët dhe me prokurorët, me punonjësit e policisë dhe me punonjësit e gardës, tani do t’i nënshtrohen dhe politikanët. Çfarë do të thotë? Do të thotë kontroll i përvitshëm i pasurisë së politikanëve, familjeve dhe rrethit të tyre shoqëror, me parimin ndiq paranë. Pra, për të konfirmuar që pasuria është e justifikueshme dhe e ligjshme, do të bëhet kontrolli i plotë dhe i detajuar i 140 deputetëve, 61 kryetarëve të bashkive, anëtarëve të qeverisë të zgjedhur me mandat kushtetues dhe një sërë drejtorësh të rëndësishëm të shtetit. Aspekti i dytë i projektligjit për vettingun e politikanëve, ka të bëjë me kontrollin e lidhjeve të papërshtatshme siç e quan kontrollin e gjyqtarëve apo të prokurorëve ose më mirë të themi lidhjeve me krimin e organizuar. Dhe për këtë, çdo politikan, çdo vit, duhet të vetëdeklarojë që nuk ka kontakte të papërshtatshme me botën e krimit. Kjo deklaratë pastaj kontrollohet nga autoriteti për luftën kundër korrupsionit, që është ILDKP e reformuar, që do bëjë edhe kontrollin e pasurisë, edhe kontrollin e pastërtisë së figurës. Për këtë të dytën, merret informacion nga shërbimet inteligjente, nga policia e shtetit, nga SPAK dhe nga BKH-ja.”

Duke u ndalur tek lufta kunder krimit të organizuat dhe korripsionit, zoti Basha tha se ai dhe PD i japin mbështetje të plotë SPAK. Kush ka abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve duhet të japë llogari.

“SPAK-u është mandatuar nga parlamenti i Shqipërisë, nga shqiptarët për luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Ndaj në raport me SPAK, nuk duhet të ketë asgjë tjetër përveç mbështetje totale politike nga ato parti politike dhe nga ata përfaqësues të qytetarëve të cilët me të vërtet mbështesin opinionin publik. Mbështetja pa kushte për punën e SPAK-ut, është mbështetje për pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe luftën kundër krimit të organizuar”.

Sa i përket marrëveshjes për emigrantët, Basha tha se duhet transparencë urgjente. Interesi kombëtar është prioritet, duke paralajmëruar edhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kësaj marrëveshje nëse ajo bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Sot Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë me zotin Rama, për të shpjeguar para shqiptarëve këtë rrufe në qiell të hapur. S’ka pasur asnjë indikacion, asnjë tregues, që tregon se Shqipëria përmes qeverisë së saj, ishte e gatshme të merrte refugjatë të paligjshëm në territorin e vet. Përkundrazi, ka reagime publike të zotit Rama që në Shqipëri nuk do të ketë kampe refugjatësh, dhe papritur kemi këtë angazhim i cili merret në titull personal, pa asnjë debat publik, pa asnjë diskutim me qytetarët, pa snjë diskutim me përfaqësuesit e qytetarëve në parlamentin e Shqipërisë. Interpelanca ka për qëllim të ofrojë transparencë, çfarë po bëhet, me çfarë kushtesh po kërkohet të merren këto njerëz, çfarë kushtesh ofron Shqipëria, pse po bëhet kjo?

Por e gjitha ka një kontekst shumë të dhimbshëm, ndërohë që shqiptarët largohen, ndërkoh që kjo qeveri përzë shqiptarët, nga ana tjetër po kërkon të mbush vendin, apo të mbush kampet me emigrantë të paligjshëm. Në një vend ku sundimi i ligjit është problematik dhe ku prania e emigrantëve të paligjshëm mund të kthehet në një burim rreziku për interesat e qytetarëve shqiptarë, e më tej burim rreziku për emigracionin e paligjshëm drejt Bashkimit Europian.

Nuk do të mjaftohemi vetëm me interpelanca, ndërkohe që do marrim informacionin e nevojshëm, do të përgatisim që këtë çështje ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk mund të marrë vendime të tilla, pa u konsultuar me shqiptarët, qoftë përmes institucioneve, por pse jo edhe përmes referendumeve”, – shprehet Basha në deklaratën e tij./m.j

Next Post
Detaje të reja/ Dhunimi i vajzës 3-vjeçare, dy dëshmitë kontradiktore të drejtoreshës së kopshtit

Emrat/ Policia reagon për dhunën ndaj 3-vjeçares, pezullohet nga detyra zëvendës shefi i komisariatit dhe dy punonjës policie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In