• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Lufta ndaj informalitetit, Rama: 627 mijë të punësuar më shumë

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta ndaj informalitetit është një luftë që i shërben më shumë se kujtdo tjetër, sipërmarrësit të ndershëm, që deri dje vuante nga konkurrenca e pandershme”, deklaroi sot pasdite Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitetin për Përmirësimin e Eficencës Tatimore, të organizuar nga USAID.

Kryeministri nisi fjalën e tij duke thënë se qëllimi i qeverisë është të ndryshojë mendësia e administratës së tatimeve dhe bashkëpunimi me USAID në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm.

“Ky bashkëpunim vjen në momentin më të duhur ku vendi edhe pse është në drejtim e duhur, siç tha Sekretari Shtetit, Kerry, por është në luftë të hapur me informalitetin. Më pëlqen shprehja, që sa më shpejtë një popull meson të paguajë taksat, aq më shpejtë ky popull e blenë qytetërimin. Prandaj shqiptarët duhet të mësojnë të paguajnë taksat dhe aq më shpejtë do të mund ta blejnë qytetërimin që të gjithë e dëshirojnë për fëmijët, tha Rama.

“Për këtë është e rëndësishme që USAID-i dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të punojnë së bashku për të administruar më mirë sistemin tatimor, duke adresuar çdo aspekt të tij riorganizohet apo ristrukturohet”, vijoi Rama.
“Kemi ende shumë për të bërë sepse duhet të ndryshojmë mendësinë e inspektorëve të tatimeve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e skuadrës që punon tek tatimet. Kemi pasur një administratë tatimore që punon pa tru, por vetëm me sy me vesh dhe me forcë. Ndërkohë që përpjekja e nisur në vitin 2013 është që të punojnë me tru. Ne duam shërbimin ndaj sipërmarrjes, jo gjuetinë për sipërmarrësit. Ri-organizmi i nisur ka sjellë një rritje shumë të konsiderueshme të të ardhurave dhe faktikisht nëse e marrim në vlerë absolute, vetëm në 9-mujorin e vitit të shkuar kemi arritur 242 milion euro më shumë se në 2012-ën, një vit para se të vinim ne në 2013-ën. Ne kemi trashëguar dhe një borxh të lartë të fshehur ndaj kompanive, 720 milion dollar, që kishin shkuar për të akredituar fushatën elektorale të ish partisë në pushtet. Ne e paguam atë brenda pak kohësh për të vendosur një gur themeli në marrëdhëniet me sipërmarrjen. Tashmë borxhi publik është 64.6%”, nënvizoi Rama.

Duke folur për luftën ndaj informalitetit, Kryeministri u shpreh se falë këtij operacioni janë regjistruar 33% më shumë biznese aktive se dy vite më parë. “Falë këtij operacioni janë regjistruar 627 mijë të punësuar, ndërkohë që dy vite më parë 471 mijë të tillë. Falë këtij operacioni ne kemi mundur të bëjmë dhe disa hapa për të lehtësuar biznesin e vogël dhe mund të shkojmë edhe më tej. E rëndësishme është që operacioni të vijoi deri në fund e të mos jetë vetëm ndëshkimor, por ndëshkimor dhe inkurajues për të drejtën, pasi përfituesi më i madh duhet të jetë vetëm sipërmarrësi që paguan drejtësisht taksat, e që pak kohë më parë ishte i sulmuar nga konkurrenca e pandershme. Ne jemi të vendosur ta çojmë përpara këtë operacion”, tha Rama, duke shtuar se mbështetja e SHBA-ve në këtë drejtim do të konsistojë në rritjen e kapaciteteve analizuese dhe ekipit drejtues.

“Kjo është muzikë për veshët tanë. Këtu është dhe sfida jonë kryesore”, përfundoi Rama.

Next Post

Horoskopi 19 shkurt 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com