• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta ndaj “armës” ruse në Ballkan, SHBA do të ndihmojë Malin e Zi kundër dezinformimin

by A R
11/04/2023 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara duan të luftojnë “fjalët” që përdoren si armë në Ballkanin Perëndimor. Këtë e konfirmoi i dërguari dhe koordinatori i posaçëm amerikan për qendrën e angazhimit global, James Rubin, gjatë vizitës zyrtare në Malin e Zi. Zyrtari shprehu gatishmërinë e Uashingtonit që të ndihmojë Podgoricën në luftimin e fushatave të dezinformimit nga Rusia dhe Kina, si dhe në kundërshtimin e kërcënimeve të tjera në hapësirën e informimit.

 “Ne përballemi me një sfidë shumë të madhe. Sekretari Blinken e ka theksuar çdo ditë në mbarë botën se Rusia dhe Kina po tregojnë gënjeshtra dhe manipulojnë informacionet për ne. Ata po shpenzojnë miliarda dollarë në këtë fushatë. Sapo kemi filluar dhe është një sfidë e madhe. Jam këtu në Mal të Zi, në Ballkanin Perëndimor, pasi ky është vendi ku dezinformimi ka ndikim shumë të dëmshëm. Ka helmuar hapësirën informative për njerëzit e këtij rajoni”, shprehet James Rubin, i dërguar dhe koordinator i posaçëm i SHBA-së për qendrën e angazhimit global.

Zyrtari akuzoi Rusinë se po synon destabilizim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Rusia po kërkon ta kthejë Ballkanin Perëndimor pas në kohën e konfliktit, por tani ne kemi shumë shpresë. Kemi shumë mundësi për paqe mes kosovarëve dhe serbëve, për një normalizim të marrëdhënieve të tyre. Kjo do të sjellë një të ardhme më të mirë për njerëzit e rajonit. Por nuk do të funksionojë nëse ne nuk punojmë në këtë sfidë të dezinformimit dhe manipulimit të informacionit.”

Reuters shkruan se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, janë nën presionin e vazhdueshëm të propagandës nga Rusia, që është shtuar ndjeshëm pas luftës së nisur në Ukrainë.

Qendra Amerikane ndaj informacione me agjencitë e SHBA-së dhe qeveria e huaja lidhur me fushatat e dezinformimit në rrjete sociale, media dhe uebsajte.

Ndërkohë, zyrtari Rubin pritet që të vizitojë dhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut pas Malit të Zi.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 12 Prill 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In