• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta mes SHBA dhe Koresë së Veriut do të ishte katastrofike

by Java News
09/08/2017 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreziku i konfliktit ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut vazhdon të intensifikohet pasi Koreja e Veriut tha dje se po “shqyrton me kujdes” planet për një sulm me raketa ndaj Guamit, një territor i Shteteve të Bashkuara në Paqësor. Kjo erdhi vetëm disa orë pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha në lidhje me Korenë e Veriut se çdo kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara do të përballet me “zjarr dhe furi”. Megjithatë, qoftë edhe një goditje e kufizuar amerikane kundër Koresë së Veriut do të provokonte sulme vdekjeprurëse që do të mund të përshkallëzoheshin shpejt në një luftë të gjërë bërthamore.

Në skenarin më të mirë, një goditje e kufizuar e Shteteve të Bashkuara ndaj një baze raketash ose ndaj një objekti bërthamor nuk do të dëmtonte seriozisht aftësitë e Koresë së Veriut, por mund të bindëte udhëheqësin e vendit, Kim Jong Un, të kërkojë dialog në vend që të rrezikojë hyrjen në një luftë që ai nuk do të mund ta fitonte.

“Nëse ruan durimin dhe përpiqet të dalë nga kjo situatë përmes bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, duke përdorur Kinën dhe Rusinë, ai do të mund të mbijetonte”, thotë analisti koreanojugor Shin In-Kyun.

Megjithatë, justifikimi për veprime ushtarake për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut nuk ka një bazë të fortë, pasi nuk mund të ketë siguri se udhëheqja agresive në Phenian do të vepronte me përmbajtje.

“Ka një mungesë lidhshmërie mes argumentit se Kim Jong Un është i çmendur dhe mund të urdhërojë një sulm dhe argumentit se ai do të ishte mjaft i arsyeshëm dhe nuk do t’i përgjigjej një sulmi të Shteteve të Bashkuara,” thotë analisti Brushe Klingner.

Koreja e Veriut paralajmëroi se do t’i jepte “një mësim të fortë” Shteteve të Bashkuara duke iu përgjigjur me armë bërthamore çdo veprimi ushtarak.

Por strategët ushtarakë thonë se një sulm i kufizuar do të provokonte një sulm vdekjeprurës me artileri dhe ndoshta me armë kimike të Koresë së Veriut ndaj Koresë së Jugut, që do të mund të përshkallëzohej në një konflikt të madh përgjatë kufirit të militarizuar mes dy Koreve dhe do të tërhiqte në luftime mbi 28,000 trupa amerikane të stacionuara në jug.

Koreja e Veriut ka aftësinë të sulmojë me 300.000 predha artilerie në orën e parë të një sulmi që do të mund të godiste gjysmën e popullsisë së Koresë së Jugut, përfshirë 10 milionë banorët e Seulit.

Një sulm më i gjerë ndaj të gjitha bazave raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut ka të ngjarë të përfshijë plane për një pushtim të plotë të vendit.

“Për të garantuar eliminimin e të gjitha aftësive bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut duhet t’i jepet fund regjimit të Koresë së Veriut”, thotë Brushe Klingner

Strategët ushtarakë thonë se forcat amerikane do të fitonin në një luftë me Korenë e Veriut, por konflikti do të shkatërronte rajonin dhe do të shkatonte miliona viktima.

Ekziston gjithashtu mundësia që Kina të hyjë në luftë në mbështetje të aleatit të saj, Koresë së Veriut, duke e bërë konfliktin edhe më të përgjakshëm./VOA/

a.ç

 

 

 

Next Post
Zhduken një vajzë e dy djem të mitur në Tiranë, nënat e tyre denoncojnë në polici

6 muaj fjetën "qyl", italianët ia punojnë hotelit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jasir Asani parakalon Cristiano Ronaldon në Champions-in aziatik

Jasir Asani parakalon Cristiano Ronaldon në Champions-in aziatik

November 6, 2026
“Lobimi dhe biznesi”, ligji i ri krijon transparencë në përfaqësimin e interesave dhe rrit besimin e publikut

“Lobimi dhe biznesi”, ligji i ri krijon transparencë në përfaqësimin e interesave dhe rrit besimin e publikut

November 6, 2026
‘Fatura’ e humbjes së zgjedhjeve, vijnë pasojat e para! Trump ndryshon shefin e kabinetit, Stephen Miller zë vendin e Susie Wiles

‘Fatura’ e humbjes së zgjedhjeve, vijnë pasojat e para! Trump ndryshon shefin e kabinetit, Stephen Miller zë vendin e Susie Wiles

November 6, 2026
Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!

Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!

November 6, 2026
Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

Princi Harry përshkallëzon betejën ligjore me “Daily Mail”, do ta apelojë vendimin për rrëzimin e padisë së tij!

November 6, 2026
“Sa më të lidhur, aq më të fortë”- Nisma e Evropës Qendrore, Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah!

“Sa më të lidhur, aq më të fortë”- Nisma e Evropës Qendrore, Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah!

November 6, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Lëvizje gjeopolitike ‘tektonike’/ Trump drejt marrëveshjes me Putinin për gjithë Evropën! Brukseli reagon: Nuk vendosni dot pa ne!

November 6, 2026
FOTOT/ “National Geographic” promovon Butrintin: Shijoni mrekullinë antike

Qeveria ndryshon ligjin për Trashëgiminë Kulturore, rregulla të reja për monumentet: Tani më shumë kontroll mbi to!

November 6, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksidentohet i riu në Vlorë, po lëvizte me monopatinë elektrike, dërgohet i plagosur në spital!

November 6, 2026
“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”- Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë, po shtrembërohen faktet!

“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”- Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë, po shtrembërohen faktet!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In