• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta mes bandave shkakton masakër në Spanjë, të paktën 4 të vrarë, mes viktimave një fëmijë dhe një grua shtatzënë!

by A. Q
17/08/2026 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një masakër e vërtetë ajo që ka ndodhur në Spanjë pas atentatit që erdhi si pasojë e përplasjes mes dy bandave rivale.

Katër persona kanë mbetur të vrarë në një sulm me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, në Isla Cristina, në provincën e Huelvës, në jug të Spanjës.

Mes viktimave janë një grua 39-vjeçare shtatzënë, foshnja 8-muajshe që mbante në bark dhe nëna e saj 62-vjeçare. Viktimë ka mbetur edhe një 16-vjeçar, i cili, sipas hetimeve paraprake, duket se nuk kishte lidhje me konfliktin.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe një 18-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë, si dhe një burrë tjetër, i cili ka marrë plagë të lehta.

Sipas rindërtimit paraprak të Guardia Civil, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në lagjen popullore El Rocio, informon media spanjolle.

Dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish. Pas sulmit, autorët i vunë flakën motorit dhe e braktisën atë në një zonë me pisha pranë kampingut Giralda, përpara se të largoheshin.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së kampingut, ndërsa autoritetet kanë forcuar kontrollet në të gjithë territorin e bashkisë, përfshirë edhe varrezat ku po përcillen viktimat.

Zëvendësprefektja e Huelvës ka folur për një “hakmarrje të mundshme mes klanesh”, por hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë.

Sipas Guardia Civil, dy gratë e vrara dyshohet se ishin vjehrra dhe motra e një personi me precedentë penalë, i njohur me pseudonimin “El Baba”. Ky i fundit dyshohet se ishte autor i një tjetër sulmi me armë në shtator të vitit 2024, në një lagje pranë Huelvës, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Hetuesit dyshojnë se ai sulm mund të ketë qenë pikënisja e një përplasjeje të armatosur mes klaneve, e cila tashmë ka sjellë viktima të tjera.

18-vjeçari i plagosur rëndë në sulmin e së dielës dyshohet se është nip i “El Babës”.

Që prej vitit 2024, Guardia Civil ka zhvilluar një seri kontrollesh dhe arrestimesh në Isla Cristina ndaj personave të dyshuar si pjesë e klaneve të përfshira në këtë konflikt.

Next Post
Chiara Ferragni nuk e fsheh më dashurinë, publikon fotot romantike me partnerin

Chiara Ferragni nuk e fsheh më dashurinë, publikon fotot romantike me partnerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com