• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret, Kodheli: 1/3 e ushtrisë në terren, situata dramatike jo vetëm në Shqipëri

by A R
07/08/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi sot se situata e zjarreve në vend është dramatike për shkak të situatës klimaterike me temperatura të larta dhe mungesë reshjesh.

Në një konferencë për shtyp nga ministria e Mbrojtjes, Kodheli informoi për operacionet në qarqet e vendit si dhe për angazhimin e Forcave të Armatosura.

 “Janë angazhuar 1 e treta e të gjithë Forcave të Armatosura në mënyrë që të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve. 2 helikopterë të FA, kanë marrë pjesë në mënyrë direkte në shuarjen e zjarreve. Kujtoj se këto janë detyra jashtë angazhimit të tyre të detyrueshëm”, tha ministrja.

Ajo shtoi se “është situatë dramatike jo vetëm për Shqipërinë, por për Europën mbarë”.” Situata klimaterike është jashtë normales për shkak të temperaturave tejet të larta dhe reshjeve pothuajse inekzistente. Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria po angazhohen maksimalisht për ta përballuar këtë situatë”, tha Kodheli.

Duke folur me shifra, Kodheli tha se, “përgjatë një muaji kalendarik, një  nga më të nxehtit e regjistruar, ushtarakët tanë kanë zhvilluar 102 operacione në ndihmë të komunitetit në 12 qarqe, 2700 forca të angazhuara ose 1/3 e të gjithë Forcës së Armatosur”.

Po kështu, ministrja Kodheli i ka akorduar sot medalje efektivit të ushtrisë që u lëndua gjatë një operacioni për fikjen e zjarrit në Shëngjergj.

“Tetar Hidrit i akordoj medaljen për shërbime të shquara”, tha Kodheli, e cila pohoi edhe ndihmën e fqinjëve në ‘luftën’ me zjarrin, duke i falënderuar për mbështetjen. “Kemi marrë mbështetje nga fqinjët. Avionët ushtarakë grekë e italianë na janë bashkuar”, tha ministrja.

Në fund, Kodheli bëri një thirrje edhe për të gjithë qytetarët: “Kjo situatë e vështirë ka bërë që shtete të fuqishme si Franca e Portugalia të kërkojnë ndihmë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve për të kontribuar në përballimin e situatës. I bëj thirrje edhe që të mos e krijojnë situatën. Operacionet kanë kushtuar mbi 30 milionë lekë, që janë para’ taksapaguesish. Duhet t’i ruajmë pemët e kullotat, ndaj ju lutem që ta shtojmë kujdesin bashkarisht”.

Next Post
Aksident i rëndë në Vlorë, katër persona të plagosur

Makina del nga rruga, plagosen dy të rinj në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In