Lufta me Rusinë/ Tifozët shpalosin banderolën në Air Albania në derbin Tirana-Partizani: Jemi me Ukrainën

Shumë vende janë solidarizuar me atë po ndodh në Ukrainë, teksa Perëndimi në bllok ka ndërmarrë sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe ka dhënë mbështetje ndaj ukrainasve, veçanërisht në dërgimin e armatimeve.

Solidariteti ka zbritur edhe në stadiumin ‘Air Albania’, ku tifozët e derbit Tirana-Partizani që po luhet në këto momente kanë shpalosur një banderolë ku shkruhet: Jemi me Ukrainën.

Ukraina gjendet prej dhjetë ditësh në një konflikt të përgjakshëm me Rusinë, duke prodhuar viktima të shumta dhe një krizë të jashtëzakonshme humanitare, ku një pjesë e mirë e ukrainasve janë larguar nga vendi i tyre, kryesisht drejt Polonisë dhe vendeve të tjera të Evropës. Panorama Sport

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *