• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta me koronavirusin/Postimi prekës i vajzës së infermieres: Nuk dihet fati i Linës time!

by Java News
10/03/2020 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa dyshim që mjekët janë heronjtë e vërtetë në këto ditë ankthi dhe frike nga koronavirusi që preku edhe Shqipërinë. Mjekët te Infektivi dhe në karantinë do të ‘burgosen’ gjatë gjithë kohës brenda duke qëndruar larg familjes për disa ditë me qëllim shërimin e pacientëve që do të rezultojnë pozitivë. Njëra nga infermieret në gatishmëri është edhe Adelina Islamaj, ndërsa vajza e saj, Tea ka bërë një postim prekës.

Postimi i plotë i Tea Islamajt

Lina ime në front të parë me coronavirusin. Për të gjithë ju që nuk e njihni, kjo është Lina ime, një ndër mijëra bluza të bardha në Shqipëri dhe ndoshta miliona në botë që do përballen në front të parë me coronavirusin. Jam ndjerë gjithmonë krenare për të, por sot krenaria ime kalon përtej sublimes. Lina ime është infermiere dhe ashtu me temperaturë vetë (grip i zakonshëm për ta qartësuar) është ngritur prej shtratit dhe ka shkuar në mbledhjen e emergjencës në ambientet e QSUT sot. I kanë thënë për gadishmëri të plotë në rast nevoje për ndërhyrje në pavionin e karantinës.

Ashtu si Lina ime, edhe qindra kolegët e saj.

Lina dhe kolegët e saj do të duhet të mbyllen në karantinë të kujdesen për të infektuarit.

Lina ime dhe kolegët e saj do duhet të mos dalin nga karantina deri në qetësim të situatës.

Lina ime dhe kolegët e saj do hajnë, do pijnë, do lahen, do flenë brenda karantinës.

Lina dhe kolegët e saj do qëndrojnë për një farë kohe larg nga ne familjarët e tyre, pa na përqafuar, pa pirë një kafe me ne.

Teksa po e pyesja se ç’kish ndodhur dhe ç’ish vendosur në mbledhje, me gjysëm zëri më tha: Nuk kam frikë nga aty brenda, do jem e sigurtë. Kam frikë të qëndroj pa ju në këtë periudhë.

Nuk e mohoj që u emocionova, por pa e dhënë veten në sy të saj. Arrita të reflektoj me qetësi, siç kam bërë në gjithë këtë periudhë “paniku” e dola në disa konkluzione të thjeshta.

Sot hero nuk është shishja e dezinfektantit, as maska, as letrat e lagura. Sot heronj janë mjekët, infermierët, doktorët, sanitarët. Po po. Sot heronj janë këta persona që i kemi përdhosur imazhin ndër vite si hajdutë, të paaftë, lekistë, të papërgjegjshëm se nuk na injektojnë dot ilaçin që mungon në raft për mijëra arsye që populli nuk i di.

Do jenë bluzat e bardha, të cilët për hatër të pasionit dhe humanitetit për profesionin e tyre, do jetojnë së bashku me virusin. Do arrijnë të mësohen me të, të luftojnë me të, ta zhdukin atë.

Lina ime dhe kolegët e saj do ndalojnë kohën e tyre për hatër të një elementi mikroskopik të quajtur COVID-19. Nuk dihet fati i Linës time dhe kolegëve të saj. Nuk dihet as sa do zgjasë “burgosja” e tyre brenda një spitali, as sa do më duhet ndoshta të qëndroj larg sime mëje, por di që sot bluzat e bardha janë i vetmi shpëtim që na ka mbetur.

Janë të vetmit që po luajnë çdo gur për hatër të mbijetesës së qenies njerëzore.

Shikojeni mirë fytyrën e Linës time, edhe të kolegëve të saj. Sot janë në një luftë me skemë dyportëshe “Ata kundër Coronavirusit”.

Lufta është e fituar, mjafton bashkëpunimi, të ruhet qetësia dhe të tregohemi të kujdesshëm. Nuk ka vend për alarm!

Bluzat e bardha e kanë situatën në dorë! Shqiperia.com

 

Next Post
Koronavirusi/Operatori e pranon: Ndikimi në turizëm shumë i madh

Koronavirusi/Operatori e pranon: Ndikimi në turizëm shumë i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In