• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta makabre me të vdekurit

by Dritan Hila
24/11/2020 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Lufta e sotme në Shqipëri lidhur me numrin e të vdekurve nga kovid nuk është diçka e panjohur. E përjetoi Evropa në fillim të vitit, por në ndryshim nga ne, e gjitha kishte lidhje me mënyrën sesi duheshin raportuar dhe si po përgjigjeshin sistemet e vendeve të ndryshme dhe jo luftë politike. Kështu për shembull nëse Italia raportonte si të tillë çdo të vdekur që pavarësisht sëmundjeve shoqëruese, kovidi i kishte vënë kapakun, Gjermania raportonte si të vdekur vetëm ata që vdisnin nga kovidi.

Përjashto ndonjë individ, shumë pak personalitete apo mjekë të thjeshtë u përfshinë në lojën politike me pandeminë në Evropë apo SHBA. Madje edhe sulmet e presidentit Trump ndaj Fauçit, nuk gjetën jehonë. Ndërkohë në Shqipëri një Zot e di ku duan të arrijnë duke relativizuar emrat e Pëllumb Piperos, Tritan Kalos, Najada Çomos, e të tjerëve. Nisur nga disa foto të bëra në morgun e Tiranës, ka plasur një betejë e cila asgjë mjekësore nuk ka në vetvete. Nga nje krah janë mjekët, anëtarë të komisionit shtetëror, ndërsa në krahun tjetër disa mjekë që duan të kapin trenin e opozitës për t’u inkuadruar politikisht.

Sa ndikon diskutimi mbi shifrën e të vdekurve jashtë ambienteve mjekësore në anën praktike të menaxhimit të pandemisë?

Numri i lartë i të vdekurve ndikon në aspektin psikologjik të popullatës. Sa më i madh ai, aq më e frikësuar popullata. Kështu që nëse qeveria do ishte e interesuar të vendoste “rendin e ri botëror” siç mendojnë të fandaksurit, atëherë duhet ta rriste. A do ta prekë ky imazh qeverinë si të paaftë në menaxhimin e pandemisë? Ajo që dihet me siguri është pasiguria sa do të ndikojë në vota.

Ana tjetër e medaljes është se rritja e numrit të vdekjeve do ndikonte në qasjen e perëndimit ndaj nesh. Aktualisht po përjetojmë një mbyllje kufijsh nga Greqia dhe shtrëngim nga Italia. Nëse numri i të vdekurve do rritej, atëherë do pësonim një bllokim edhe më të madh. Për më tepër fryma e sipërmarrjes, konsumi i popullsisë do pësonte goditje. Ndaj edhe nëse do kishim një ulje të numrit të vdekjeve nga qeveria, do të ishte e kuptueshme nga pikëpamja ekonomike, por nuk sjell asgjë në menaxhimin në terren të pandemisë kur përdoret politikisht, përveçse komplekson ekipet mjekësore.

I gjithë ky debat do të kishte kuptim nëse do ishte në nivel profesionistësh të shëndetit publik ku numri i vdekjeve do të shërbente për të peshuar politikat e deritanishme dhe korrigjimin e tyre. Ndërsa kur mjekët e rreshtuar politikisht në vend se të merren me protokollet, pse shoqëritë farmaceutike i kanë rritur në kulm çmimet e disa medikamenteve që megjithëse nuk kanë rezultat vazhdojnë dhe jepen, mënyrën sesi të bëhet sa më ekonomik tamponi, çmimet marramendëse të spitaleve private, apo të vrasin mendjen pse kemi një vdekje 100% të personave të intubuar, hedhin shifra dhe thonë që është fshehur numri i vdekjeve. Por kur nuk jep emra e as shkaqe; kur përdoren pamje morgjesh të mbingarkuara dhe normale në kohë epidemish, atëherë nuk kemi të bëjmë më me politika mjekësore por me mjekësi politike.

Administrimi i kësaj pandemia ka probleme të mëdha. Numri i vdekjeve duhet të ishte ekskluzivisht një domen mjekësor për të kalibruar protokollet dhe mjekimet. Vetë vende të zhvilluara i ndryshojnë qasjet përditë dhe shkenca ende nuk është e sigurt në hapat që ka ndërmarrë. Vetë opozita në harkun kohor të pandemisë ka hedhur disa opsione sesi duhej të qaseshim, ku opsioni i ditës nuk i ngjante asaj që kishte thënë më parë. Por rrallë për mos thënë fare, nuk shikon këtë kërleshje të opozitave në botë për të përdorur politikisht sëmundjen dhe numrin e të vdekurve. Aq më pak duhet ta bëjë opozita shqiptare e cila në inventarin e saj ka tashmë ca dollapë të mbushur me skeletet e kufomave të Gërdecit dhe 21 Janarit 2011.

(dritare.net)

Next Post

Shqipëria në prag të pikut të Covid, Tomini: Infektimet do të shtohen, shmangni autobusët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In