• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta makabre e Lulzim Bashës me fotot e kufomave për të rimarrë pushtetin

by Carlo Bollino
21/11/2020 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Opozita deri tani ka thënë gjithëfarësoj gjërash mbi Covid-19. Fillimisht tha se nuk ekzsiton, pastaj tha se ekziston por është faji i Ramës, pastaj kërkoi gjëndje emergjence, pastaj thërriste se gjendja e emergjencës nuk duhej zgjatur, pastaj tha se maskat nuk duhen, pastaj se duhen, pastaj kritikoi lockdoën sepse privonte lirinë e popullit, pastaj kërkoi lockdoën, pastaj tha se Rama gënjente me të vdekurit dhe se shtonte numrin për të justifikuar gjëndjen e emergjencës dhe për të fituar fonde europiane, tani thotë se Rama në të vërtetë po ul numrin e të vdekurve.

Në pritje të broçkullave të tjera, përpiqemi të arsyetojmë.

I  vënë në vështirësi nga gënjeshtrat mbi të kaluarën e tij si “përgjegjës operativ” te Gjykata e Hagës dhe më pas si hetues i Unmiku-t (zanat që i ka lejuar që në pak se 5 vite të vërë një pasuri prej 1 milion euro, rrogë që e la më pas për të punuar në Shqipëri si ministër për më pak se 1000 euro në muaj), Lulzim Basha përpiqet t’u përgjigjet akuzave duke përdorur teknikën e vjetër të shpifjes, të mësuar gjatë viteve të shumta në shërbim të Sali Berishës.

Kur nuk ka një të vërtetë të dobishme për ta përdorur në favorin e tij, Lulzim Basha e shpik. I akuzuar se gënjen mbi rolin në hetimet kundër UÇK-së, tani po përpiqet të akuzojë Ramën se gënjen me numrin e të vdekurve me Covid.

Kur gazetarët i kërkuan që të tregonte provat që kishte në dispozicion, Basha u përgjigje se kishte në celularin e tij emrat e 900 qytetarëve të vdekur nga Covid, 400 prej të cilëve të fshehur nga Qeveria, por nuk i publikon “në respekt” të familjeve. Por nuk ngurron të publikojë në mediat e familjes Berisha fotot e gjashtë kufomave në morgun e Tiranës, tre prej të cilave të shtrira në dysheme për shkak sipas tij të një mungese  të hapsirës.

Janë foto-horror të cilat nuk ofendojnë vetëm memorjen e kujt ndodhet aty dhe ndjeshmërinë e kujt i sheh, por edhe inteligjencën e kujt i ka shpërndarë. Çfarë dëshiron të tregojë Lulzim Basha në strategjinë e tij makabre të komunikimit? Që edhe Edi Rama gënjen për Covid ashtu si ai gënjen për UÇK-në? Para së gjithash ato foto nuk janë provë e asnjë gënjeshtre, pasi gjashtë trupat që janë fotografuar përputhen me shifrën e 15 të vdekurve në një ditë për shkak të Covid, shifër e shpërndarë nga qeveria, të cilëve iu shtohen edhe të vdekurit për shkaqe të tjera që vendosen në të njëjtin morg, patjeter te mbingarkuar.

Por ato foto nuk tregojnë mbi të gjitha asgjë pasi asnjë, aq më pak qeveria, mohon ekzistencën e pandemisë. Përkundrazi, opozita në shumë raste në fjalimet e veta ka synuar të mohojë, ndërsa aleati kryesor i Bashës, këmbëngul të zhvillojë takime pa vënë as maskën, pasi mendon se Covid mposhtet me hudhër dhe raki.

Tani Lulzim Basha e ka kuptuar me ne fund se pandemia ekziston dhe se njerëzit po vdesin dhe në Shqipëri, si në Maqedoni, Mal të Zi, Itali, Gjermani, Francë, Greqi, Shtete e Bashkuara dhe në pjesën tjetër të botës.

Por në asnjë prej këtyre vendeve opozita nuk ka guxuar të amplifikojë terrorin dhe ankthin që tmerron njerëzit, siç po bën Basha në këto orë. Sepse të hedhësh teorinë se të vdekurit janë shumë më shumë ka vetëm qëllim terrorist dhe destabilizues, identik me dinamikën e tij të djegies së mandateve në parlament apo sulmit të qeverisë me shishe molotovi.

Por ne fakt strategjia e Bashës nuk ka vetëm një funksion destruktiv të brendshëm. Të përpiqesh të tregosh se Rama gënjen me shifrat e viktimave të Covid (sikur të deklarosh 15 të vdekur në ditë është ndryshe nga sa të deklarosh 30) synon të tregojë se qeveria nuk di të administrojë krizën shëndetësore dhe të shpresojë që Brukseli ta marrë parasysh në afatin e rëndësishëm të 11 dhjetorit që po afrohet, kur do të vendoset të hapen apo jo negociatat me Bashkimin Europian.

Basha dhe Berisha me rrjetën e tyre të aleatëve që i ndjekin me në krye Ilir Metën kanë vetëm një obsesion: çkreditimin e Shqipërisë sa më shumë të munden me shpresën se më në fund mund të rimarrin kontrolli siç ishte shtatë vite më parë (shtatë vite që atyre por dhe ne na duken një shekull) dhe pak rëndësi ka për ta nëse duhet të shkatërrojnë imazhin, shkërmoqin besueshmërinë, dhe si tani, të përdhosin dhe të vdekurit.

Ata i kanë deklaruar luftë Edi Ramës, por është vetëm një luftë pushteti e bazuar në urrejtje ku janë të gatshëm të përdorin çdo armë pa asnjë respekt as ndaj njerëzve, as ndaj të vertetës.

Next Post
Djali i madh i Presidentit Trump, Donald Jr infektohet me COVID

Djali i madh i Presidentit Trump, Donald Jr infektohet me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In