“Nëse Ukraina vazhdon përshkallëzimin kundër Bjellorusisë, Minsku nuk do ta lërë pa përgjigje”.
Kjo ka qenë deklarata e diktatorit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve “Belta”. Ai tha gjithashtu se ukrainasit po planifikojnë të godasin Bjellorusinë, ndërsa shtoi se Ukraina shkel kufirin tonë shtetëror me aeroplanë dhe helikopterë.
Lukashenko shtoi se nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon të nënshkruajë një marrëveshje me Putinin, atëherë ai do të detyrohet të nënshkruajë një akt kapitullimi.
/b.h