• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta Kurti-Osmani dhe Thaçi-Mustafa që po bëhet në Kosovë

by Spartak Ngjela
05/05/2020 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

A do të mund të fitojë politika ruso-serbe në Kosovë?

Kjo do të varet nga forca që do të tregojë çifti politik Kurti-Osmani në lidhje me influencën që këta të dy do të kenë përkundrejt opinionit publik në Kosovë.

Në fakt lufta për mbrojtjen e interesit kombëtar në Kosovë, kuptohet se është përqëndruar në luftën midis patriotëve të pakorruptuar, Kurti-Osmani, kundër shitësve të interesit kombëtar, Thaçi-Mustafa.

l.

Çifti politik Thaçi-Mustafa nuk ka më dyshim tani se po kërkon të shesë interesin kombëtar.

Po ta shohësh me vëmëndje aktivitetin politik për njohjen e Kosovës nga Serbia, konstaton që kjo nuk është bërë ende deri më sot, sepse Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka pasur shpresë të Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që ky të ecë gradualisht dhe sipas kërkesës së politikës ruse për marrjen e Mitrovicës nga Serbia.

Kjo po kuptohet qartë tani se është thembra e Akilit në këtë proces – domethënë shitja e interesit kombëtar nga Presidenti aktual i Kosovës. Sigurisht, dihet se historia përsërit vetveten: prandaj mund të themi se, Hashim Thaçi, po vepron njëlloj siç kanë vepruar paraardhësit e tij, shitës të interesit kombëtar: Esat Toptani; Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, të cilët kanë marrë pushtetin politik pasi kanë shitur interesin kombëtar shqiptar në Beograd, me dorëzim territoresh.

ll.

Por koha tani nuk po i pranon këta shitës të interesit kombëtar, ngaqë u kuptua qartë se, që të dy, po luajnë me Sebinë për t’i shpëtuar akuzës që po pritet të ngrihet kundër Thaçit nga institucionet e drejtësisë speciale.

Pikërisht për këtë fakt, politika gjermane është tërësisht kundër çiftit Thaçi – Mustafa. Por këta shitës të vegjël të interesit kombëtar, me ligësi po trumbetojnë se në aktin e tyre po i mbështet politika amerikane.

Thaçi dhe Mustafa duan shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, por kjo dihet që është në mbrojtje të interesit rus. Sepse, kjo është edhe pikëpamja ruse në konfliktin amerikano-gjerman kundër Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Atëherë, na del që, sipas Thaçit, politika amerikane është për politikën ruse dhe me interesin rus në Ballkanin Perëndimor. Por, a ka mundësi të ndodhë kjo?!

E di, zoti Thaçi, që presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar në proces penal në Washington si mbështetës i politikës ruse?

Sigurisht që e di. Por, a e kupton dot ky Thaçi që pikërisht për këtë presidenti Trump nuk mund të shprehet në lidhje me dorëzimin e Mitrovicës te Rusia. Prandaj, ku e gjen forcën HashimThaçi që po na thotë se interesin rus në Ballkanin Perëndimor po e kërkon aktualisht politika e lartë amerikane?!

Asgjë. Ky është një trup historik i cili do ta ndëshkojë shumë rëndë Hashim Thaçin, njëlloj si edhe të tre shitësit klasikë të interesit kombëtar në Beograd: Toptanin, Zogun dhe Hoxhën.

Next Post
U infektua nga COVID-19, flet drejtori i Urgjencës: Në front mund të dëmtohesh, temperatura ime…

Skënder Brataj qetëson shqiptarët: Nuk është çudi, gjasat janë që virusi të shkatërrohet gjatë verës

Comments 2

  1. KOT LEHIN ZAGARET E SERBO-RUSISE says:
    6 years ago

    Kot lehin 2-3 veta ,25 milion shqipetar jane kunder Avokat

    Reply
  2. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Z Ngjela je nji njeri I zgjuar e shume I denje per Kombin tone,theniet tuaja jane te sakta,por duket fundi I tacit e ises eshte I shpejte.Fundi I tyre do te jete tragjik,te poshtruar e te burgosur.Fatin e Kosoves e popullit Kosoves do ta marrin Albin Kurti e Zonja e nderuar Vjosa Osmani,kesaj radhe populli do ta vendose fatin e vete ne zgjedhjet e parakohshme qe do te kemi deri ne qershor.Te shiturit do largohen nji here e pergjithmone,populli e drejtesia do ti cijne ne vendin qe meritojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In