• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta kundër pastrimit të parave, Balluku: Strategji për plotësimin e kërkesave të BE dhe MONEYVAL

by A R
24/07/2024 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vlerësuar punën e bërë nga institucionet në këtë 6 mujor të parë të 2024 lidhur me marrjen masave dhe politikave për të luftuar pastrimin e parave.

Balluku tha se në foks të takimit ishte pikërisht miratimi i strategjisë për luftën ndaj pastrimit të parëve por edhe plotësimit të kërkesave të BE dhe MONEYVAL  për të ruajtur trendin pozitiv të vlerësimit.

Gjithashtu këto politika janë edhe pjesë e kërkesave të BE për të përfituar nga granti 1.5 milionë euro të planit të rritjes për Ballkanin perëndimor.

“Miratimi i Strategjisë është një nga masat që duhet të përmbushim në kuadër të axhendës së Reformave si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Miratimi i kësaj Strategjie do të sjellë përfitimin padyshim për Shqipërinë me vlerë modeste, por që është  domethënëse pasi konsolidon procesin. Është një grant prej 1.5 milionë euro të cilat akordohen në kuadër të Planit të Rritjes. Në zbatim të detyrave të lëna nga Komiteti, është i nevojshëm angazhimi i vazhdueshëm i institucioneve që Ju drejtoni për realizimin e planeve të veprimit që janë pjesë e vlerësimit të MONEYVAL dhe të vlerësimit nga Komisioni Evropian, por edhe sigurisht për përfitimin e grantit i cili na akordohet në kuadër të planit të rritjes dhe ruajtjen e trendit pozitiv të vlerësimit që tashmë e kemi konsoliduar. Të vazhdojmë për të rritur nivelin dhe cilësinë e kërkesave që na janë vënë nga Bashkimi Europian, por dhe nga MONEYVAL, ashtu siç nxorëm edhe vendin nga lista gri”, tha Balluku.

Një tjetër vlerësim i ministres Balluku ishte edhe forcimi i partneritetin me privatin për plotësimin edhe më të madh të kësaj strategjie.

“Në hartimin e Strategjisë, një vëmendje të veçantë i është dhënë bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat, si bankat, noterët, audituesit, ndërmjetësusesit, zyrat e këmbimit valutor, shoqatat e ndërtuesve, të cilët janë angazhuar plotësisht në procesin e hartimit të këtij dokumenti dhe konsultimit të kësaj strategjie në publik.Vlen të theksohet se përfaqësuesit e sektorit privat janë anëtarë të Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës, i cili është ngritur me vendim të këtij Komiteti në Dhjetor të vitit 2023 dhe është një dëshmi e rëndësisë që i kemi dhënë forcimit të partneritetit me sektorin privat, duke u bërë një nga vendet e para në rajon dhe më gjerë padyshim që ka konsoliduar këtë formë partneriteti. Dokumenti i Strategjisë që është paraqitur për miratim është përqëndruar në 6 objektiva madhore të cilat do të përmbushen nëpërmjet masave të detajuara të Planit të Veprimit që shoqëron këtë strategji”, tha Balluku.

/a.r

Next Post
Karaburun, procedohen 3 administratorë subjektesh, zunë pa leje 8 mijë m² hapësirë

Karaburun, procedohen 3 administratorë subjektesh, zunë pa leje 8 mijë m² hapësirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In