• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lufta kundër krimit të organizuar, Xhafaj takime me tre ministra britanikë

by A R
10/07/2018 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë qëndrimit në Londër, ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takua me Ministrin për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallance, Ministrin e Shtetit për Policinë dhe Drejtësinë Kriminale Nick Hurd dhe Sekretarin e Shtetit britanik për Çështjet e Brendshme, Sajid Javid.

Xhafaj njohu ministrat me prioritetet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, si dhe me progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, rezultatet në luftën me zero tolerancë ndaj kultivimit të kanabisit dhe projektin e Policimit në Komunitet, projekt ky i cili ka edhe mbështetjen me ekspertizë të Qeverisë britanike.

Duke u ndalur te operacioni “Forca e Ligjit”, Ministri Xhafaj informoi bashkëbiseduesit lidhur me bashkëpunimin shumë të mirë që është ndërtuar aktualisht ndërmjet policive të dy vendeve, e konkretizuar kjo në një shkëmbim intensiv informacioni, si dhe në hetime të përbashkëta. Xhafaj gjatë bisedës me homologët e tij britanik kërkoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe aseteve kriminale.

Wallance përgëzoi Ministrin Xhafaj për rezultatet mbresëlënëse dhe u shpreh i gatshëm për të zgjeruar e konkretizuar më tej bashkëpunimin me Policinë shqiptare, kryerjen e analizave të përbashkëta për grupet kriminale që ushtrojnë veprimtari në të dy vendet, intesifikimin e hetimeve me skuadra të përbashkëta policore, si dhe rritjen e asistencës ndaj Policisë Kriminale dhe posaçërisht ndaj Task Forcës Speciale. Të dy palët ranë dakort të intensifikojnë më tej kontaktet për të dakordësuar një axhendë bashkëpunimi në nivel institucional dhe operacional.

Ministri i Brendshëm zhvilloi, gjithashtu, një takim me Sekretarin e Shtetit britanik për Çështjet e Brendshme, Sajid Javid. Ky i fundit vlerësoi si tepër të frytshëm bashkëpunimin me Policinë shqiptare dhe u shpreh i gatshëm për ta thelluar më tej atë. Ai veçoi bashkëpunimin për çështjet e sigurisë me Shqipërinë, duke theksuar se ky është një element kyç për ndërtimin e shoqërive më të sigurta. Javid iu përgjigj pozitivish ftesës së Ministrit Xhafaj për një vizitë zyrtare në Tiranë./a.m.

Next Post
Tsipras kushtëzon Maqedoninë: Pa zgjidhur çështjen e emrit, s’ka BE dhe NATO

Cipras flet para takimit me Ramën: Zgjidhim problemet me Shqipërinë

Comments 1

  1. Ali djalo says:
    8 years ago

    Realisht Forca e Ligjit dhe lufta kundra kanabisit na kane rradhitur nder vendet qe kane punuar me shume kto kohe. Bota nuk na shikon me si vend kriminaliteti dhe parajse kanabisi por na krahason me vendet e rajonit dhe jemi shume here me lart se vendet e Ballkanit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

September 4, 2026
Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

September 4, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

In memoriam\ Anagnosti, ose kinematografia vs sociologjisë

September 4, 2026
Matura, dalin rezultatet e testit të anglishtes, këtu mund të kontrolloni notën

Mbi 250 studentë zgjedhin Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Infermieria më e kërkuara

September 4, 2026
Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

September 4, 2026
Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Ambasadori gjerman: Rusia po rrit presionin ndaj Gjermanisë dhe Europës

September 4, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Lumir, rezultati nuk është mercenar

September 4, 2026
Shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb në Angli betejën e bllokimit të ekstradimit

Shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb në Angli betejën e bllokimit të ekstradimit

September 4, 2026
Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

September 4, 2026
14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!

14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com