• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta kundër krimit, në 1 javë Policia e Shtetit vë në pranga 183 qytetarë

by A R
17/04/2022 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit, në një javë.

Angazhim, përkushtim dhe vendosmëri për të parandaluar e luftuar krimin. Dhjetëra operacione, qindra të arrestuar dhe të proceduar. Armë, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme të sekuestruara.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 622 persona, nga këta: 183 janë arrestuar, 399 janë proceduar penalisht dhe 40 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 57 persona në kërkim, nga këta: 52 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 33 operacione policore të koduara: “Faqet online”, “Pending”, “Speed”, “Tranzit 3”, “Afternoon”, “Final Game”, “Sakosa”, “Account”, “Green”, “Dealers”, “Double”, “Tranzit 4”, “Hostage”, “Weapons”, “Shoshaj”, “Çairet”, “Road Guard 13”, “Road Guard 14”, “Sofistikimi”, “Ndërhyrja”, “Makinat luksoze”, “Diesel”, “Vullnetari”, “Mesnata”, “Perimetri”, “Hoti”, “Rrethi”, “Monitorët”, “Çinari”, “Maminasi”, “Porti” dhe “Fati i lojërave” në 2 raste.

• Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 10 operacione, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fara kanabisi.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri, 2 armë gjahu, 8 thika, 6 doreza metalike, municion luftarak etj.

•Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 3 kg cannabis, 4 automjete, 6 celularë, monitorë për lojëra fati, si dhe mallra kontrabandë.

• Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale, janë goditur 18 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 33 raste të krimeve mjedisore, 9 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 51 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 36 raste.

•Janë zbardhur 2 raste të zjarrvënies, me 2 autorë, nga të cilët: 1 të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia Rrugore:

• Gjatë kësaj jave janë pezulluar 503 leje drejtimi, nga të cilat: 361 për tejkalim shpejtësie, 82 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 60 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 58 drejtues mjetesh, nga këta: 31 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 27 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë vendosur 16.207 masa administrative dhe janë goditur 8 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare:

• Gjatë kësaj jave janë kapur 11 persona në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar në gjendje të lirë 12 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 6 persona për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 9 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 3 për “Trafikimi i narkotikëve”, 1 person për armëmbajtje pa leje, si dhe 1 tjetër për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

•Gjithashtu janë goditur 5 raste të mitëdhënies.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë në vijimësi, si dhe i siguron ata se është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo paligjshmëri, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë dhe për t’ju ofruar një shërbim sa më cilësor. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton sërish qytetarët për të denoncuar në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri.

Next Post
Ambasada Amerikane uron katolikët shqiptarë: Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe, shpresë

Ambasada Amerikane uron katolikët shqiptarë: Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe, shpresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In