• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lufta kundër krimit, Gjermania 200 mijë euro makina dhe pajisje për policinë

by Java News
16/04/2019 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria gjermane i dhuroi Policisë së Shtetit automjete e pajisje të sofistikuara me vlerë rreth 200 mijë euro, në kuadër të forcimit të kapaciteteve për luftën kundër paligjshmërisë dhe krimit të organizuar në veçanti. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzan Schutz nënshkruan protokollin e dhurimit të tyre, në prani të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Kam kënaqësinë që pata mundësinë të pres Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, me të cilën takohem në harkun e pak javëve, për herë të dytë në mjediset e Policisë së Shtetit. Sot jemi tek Task Forca Speciale ku sapo nënshkruam një protokoll për marrjen e një ndihme të konsiderueshme,  e cila i adresohet Task Forcës “Forca  e Ligjit”, pra i adresohet luftës kundër krimit të organizuar. Ndërkohë që para pak javësh, ne patëm mundësinë që të mirëpresim një paketë tjetër të rëndësishme ndihme që i adresohej kufirit. Me këtë rast falënderoj Ambasadoren, falënderoj Policinë gjermane, Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme, një mbështetje, e cila i adresohet forcimit të parametrave të luftës kundër krimit të organizuar, i cili është parakusht i  rëndësishëm për të përshpejtuar ecjen e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave me BE” tha Ministri Lleshaj.

Ambasadorja e Gjermanisë Suzan Schutz theksoi se “Më lejoni dhe mua të shpreh kënaqësinë time. Sot patëm mundësinë për të dhënë një ndihmë në pajisje, me vlerë të përgjithshme prej 200 mijë eurosh, e cila tregon edhe njëherë në mënyrë simbolike, bashkëpunimin mjaft të mirë që ekziston mes dy vendeve tona, e që në të ardhmen do të konsolidohet edhe më tej” tha ajo. Kjo nuk është hera e parë që Gjermania i dhuron policisë shqiptare automjete dhe pajisje për luftën kundër krimit.

/a.meta

Next Post
Bilanci i 1 jave/ Kontrollet në kufi, qindra shqiptarë janë ndaluar të udhëtojnë drejt BE-së

Vrau bashkëkombësin në Greqi 11 vite më parë, fieraku kapet në Kakavijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In