• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Lufta kundër korrupsionit është e të gjithëve”, Brock Bierman: SHBA mbështet KLGJ dhe punën e tij

by Java News
03/05/2019 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lufta kundër korrupsionit është lufta e të gjithëve”. Kjo ishte deklarata e Ndihmës Administratorit të USAID Brock Bierman pas Tryezës së Rrumbullakët me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ai tha se nuk ka asnjë dyshim se, gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në forcimin e themeleve të saj ekonomike dhe demokratike.

“USAID ka mbështetur me krenari këto përpjekje dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Përparimi i mëtejshëm ka nevojë për përkushtim të vazhdueshëm ndaj reformës në drejtësi. Populli shqiptar meriton institucione transparente, sidomos institucione gjyqësore të pavarura që respektojnë zbatimin e ligjit. Korrupsioni pengon integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në institucione dhe tregje rajonale e botërore”, tha Bierman.

Ai gjithashtu shkurajon investimet në sektorin privat. “Integrimi dhe investimet janë kritike për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij vendi. Zhvillimi i bazuar në sipërmarrje, themeli i qëndrueshmërisë ekonomike afatgjatë të çdo vendi, varet nga zbatimi i drejtë, i parashikueshëm dhe transparent i ligjit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të ndihmojë shqiptarët në betejën e tyre për të rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit është lufta e të gjithëve”, tha ai.

Gjatë deklaratës së tij ai tha më tej se Këshilli i Lartë Gjyqësor i Shqipërisë është në pararojë të këtyre përpjekjeve. “Shtetet e Bashkuara e mbështesin me forcë këtë Këshill dhe punën e tij. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Këshillin ndërsa çon përpara këto reforma. Unë i nxis shqiptarët kudo që ndodhen që të mbështesin këto reforma, të mbështesin këta këshilla dhe pres me kënaqësi ngritjen e një sistemi drejtësie që iu shërben të gjithëve, si dhe i nxis anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë ata që mbështesin në mënyrë aktive reformat në drejtësi, që të mbeten të palëkundur në zbatimin e kësaj reforme”, vazhdoi ai më tej.

g.kosovari

Next Post
Arsyet dhe pasojat e vërteta të bllokimit të rrugëve nga Basha-Kryemadhi

Arsyet dhe pasojat e vërteta të bllokimit të rrugëve nga Basha-Kryemadhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

February 8, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor

February 8, 2026
Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In